BAZAT E SË DREJTËS

Në këtë lëndë studentët do të pajisen me njohuri elementare për shtetin dhe të drejtën, siç janë: koncepti juridik i shtetit, format e shtetit, struktura dhe funksionet e organizatës shtetërore, shteti i së drejtës dhe funksionimi i tij në praktikë, koncepti i së drejtës dhe vështrimi i saj kritik si fenomen shoqëror, koncepti dhe llojet e normave juridike, aktet juridike, marrëdhëniet juridike, ligjshmëria dhe kushtetutshmëria, procesi i zbatimit të së drejtës në praktikë, sistemi juridik dhe pjesët e tij, teoritë kryesore të së drejtës, raporti i së drejtës me shtetin dhe politikën, teknikat e interpretimit të normave juridike, degët kryesore të shkencave juridike. Pas përfundimit të kësaj lënde studentët do të fitojnë njohuri të përgjithshme dhe elementare për të drejtën dhe shtetin që do t’u mundësojnë atyre të kuptojnë më mirë aspektet juridike-normative të proceseve të ndryshme politike e shoqërore. Kjo lëndë do t’u ndihmojë studentëve që të përcjellin më lehtë lëndët e tjera juridike dhe të shkencave politike gjatë studimeve të tyre.

Rezultatet e pritura të mësimit

Me përfundimin e lëndës studentët do të jenë të aftë të:

  • kuptojnë zhvillimin e shtetit përgjatë historisë
  • kategorizojnë modelet e shtetit sipas rendit kushtetues dhe legal
  • përshkruajnë strukturën legale të sistemeve politike
  • bëjnë ndërlidhjen në mes politikës dhe të drejtës
  • shpjegojnë dhe vendosin rëndësinë e së drejtës në sistem politik

 

Literatura themelore:

  • Fillet e së drejtës, Dr.Osman Ismaijli, Univ.i Prishtinës, 2004
  • Bazat e së drejtës, Dr.Fejzulla Berisha, 2010
  • Parimet dhe institucionet të së drejtës publike,  Luan Omari, Elena Gjika- Tiranë, 2007

Shpërndaje



© Kolegji Fama. All rights reserved. 2019 Punuar nga CMD

FOLLOW US