GJUHË ANGLEZE I

Qëllimi themelor i kësaj lënde është aftësimi i studentëve që të përdorin literaturën në gjuhën angleze për nevojat e tyre profesionale dhe avancimi i njohurive të tyre të anglishtes për përdorim të përgjithshëm. Gjatë zhvillimit të lëndës studentët do të përvetësojnë dhe të thellojnë vokabularin e përgjithshëm dhe profesional nga fusha e shkencave politike, do të mësojnë për disa aspekte të nevojshme gramatikore, do të rrisin shkathtësitë e komunikimit në anglisht, shkathtësitë e përkthimit nga anglishtja në gjuhë amtare, si dhe shkathtësitë e të lexuarit dhe të kuptuarit të teksteve burimore në anglisht.

Rezultatet e pritura të mësimit

Me përfundimin e lëndës studentët do të jenë të aftë të:

  • kuptojnë gramatikën bazë të gjuhës angleze
  • dijnë fjalorin bazë që përdoret në politik
  • diskutojnë çështje të thjeshta në gjuhën angleze
  • ilustrojnë parimet bazë të gramatikës në gjuhën angleze
  • përdorin gjuhën angleze për të lexuar artikuj të nivelit fillestar

 

Literatura themelore:

  • Headway. Elementary (NEW), Student’s book by Liz and John Soars, Oxford University Press.2000
  • Headway. Elementary (NEW), Workbook by Liz and John Soars, Oxford University Press.2000

Shpërndaje



© Kolegji Fama. All rights reserved. 2019 Punuar nga CMD

FOLLOW US