SHKRIM AKADEMIK

Nëpërmjet lëndës Shkrimi akademik studentët do të aftësohen për stilin shkencor-akademik si në të shkruar, ashtu edhe në të folur. Gjatë zhvillimit të lëndës do të analizohen teknikat e bërjes së punimeve akademike prej fillimit deri në shkallën përfundimtare: pra, prej përcaktimit për temën e caktuar, mbledhjes së materialeve relevante dhe analizës së tyre e deri te shkrimi i versionit përfundimtar të punimit. Nëpërmjet analizës konkrete së artikujve të ndryshëm shkencorë të fushës së shkencave politike dhe sociale, studentët do të mësojnë për strukturën e punimit, stilin dhe shprehjet terminologjike, perifrazimet dhe citimet, formimin dhe ndërlidhjen logjike të paragrafëve, parashtrimin e hipotezës (tezës) dhe argumentimin e saj, nxjerrjen e konkluzioneve, koherencën logjike në argumentimin e qëndrimeve, si dhe do të zhvillojnë dhe avancojnë aftësitë e mendimit kritik dhe do të ndërtojnë qëndrim për ndershmërinë akademike (shmangie e plagjiaturës etj.). Pas përfundimit të lëndës studentët do të përvetësojnë teknikat dhe shkathtësitë e nevojshme për një shkrim cilësor të punimeve të ndryshme akademike: eseve, recensioneve, punimeve seminarike, punimit të diplomës.

Rezultatet e pritura të mësimit

Me përfundimin e lëndës studentët do të jenë të aftë të:

  • strukturojnë dhe shkruajnë një punim shkencor
  • aplikojnë teknikat e shkrimit të një punimi shkencor
  • konstruktojnë një punim shkencor
  • përdorin referenca për punime shkencore
  • bëjnë prezentime të punimeve shkencore dhe punimeve të tjera

 

Literatura themelore:

  • Si shkruhet një punim diplome, Umberto ECO, Dituria -2006
  • Shkrim Akademik, (Cikël Leksionesh), Tiranë, 2006

Shpërndaje



© Kolegji Fama. All rights reserved. 2019 Punuar nga CMD

FOLLOW US