HYRJE NË SHKENCAT POLITIKE

Nëpërmjet kësaj lënde studentët do të fitojnë njohuri elementare mbi politikën dhe shkencën politike, të cilat do t’u mundësojnë atyre të ndjekin në mënyrë sa më të suksesshme lëndët e tjera të programit studimor. Në këtë lëndë studentët do të marrin njohuri mbi konceptet bazë, nënfushat, qasjet dhe teoritë kryesore të shkencës politike. Gjatë zhvillimit të lëndës, ndër të tjera, do të shtjellohen këto koncepte bazë: politika, pushteti, autoriteti, legjitimiteti, shteti, sovraniteti, kombi, regjimet politike, institucionet politike, partitë politike, demokracia, kultura politike, interesi, shoqëria civile, adminstrata publike, byrokracia, idetë dhe ideologjitë politike.

Rezultatet e pritura të mësimit

Me përfundimin e lëndës studentët do të jenë të aftë të:

  • dinë konceptet themelore të shkencave politike
  • kuptojnë qasjet themelore në shkenca politike
  • kategorizojnë nënfushat e shkencave politike
  • kuptojnë teoritw e ndryshme të shkencave politike
  • dallojnë në mes koncepteve të shkencave politike 

 

Literatura themelore:

  • Andrew Heywood: Politics. Basingstoke: Palgrave Macmillan 4th ed. 2013
  • Robert F. Goodin (ed.): The Oxford Handbook of Political Science. Oxford: Oxford UP 2011
  • Latifi, Veton: Politikologjia, Prishtinë: Kolegji FAMA, 2008

 

Shpërndaje



© Kolegji Fama. All rights reserved. 2019 Punuar nga CMD

FOLLOW US