MENAXHIMI I STRESIT

Përmbajtja e shkurtër: Qëllimi i kësaj lëndë është që të bëj një përmbledhje të stresit, duke analizuar burimet e ndryshme të stresit (ngjarjet jetësore, katastrofat dhe telashet e përditshme), po ashtu lënda synon të analizoj problemet psikologjike si pasoje e stresit (p.sh çrregullimi i kujtesës, pagjumësia, agresiviteti, ankthi, stresi pas traumës (PTSD), kërkesat specifike të stresit së si ai lidhet me vendin e punës dhe në grupe të ndryshme, krijimin e planeve efektive të menaxhimit të stresit për klientët individual dhe për mjedise në vendin e punës etj. Ndërsa kur është fjala për menaxhimin e stresit atëherë synohet të zbërthehen mekanizmat e kapërcimit të stresit siç janë: mekanizmat mbrojtës, përkujdesja sociale, teknikat e kapërcimit të stresit – relaksimi progresiv, desenzitizimi, meditimi, pastaj aktiviteti fizik,etj.

 

Pas përfundimit të kursit studentët duhet të jenë në gjendje:

  • Të zotërojnë esencën e nocionit të stresit si proces psikobiologjik,
  • Të analizojnë burimet e ndryshme të stresit (ngjarjet jetësore, katastrofat dhe telashet e përditshme,
  • Të kuptojnë problemet psikologjike si pasojë e stresit (çrregullimi i kujtesës, pagjumësia, agresiviteti,ankthi, stresi pastraumatik-PTSD),
  • Të zotërojne mekanizmat e kapërcimit të stresit – relaksimi progresiv, desenzitizimi sistematik, meditimi, aktiviteti fizik,etj.

Literatura bazë:

  • Psikologjia e stresit, Theodori Karaj, Mokra, Tiranë, 2005
  • Comprehensive Stress Management, Jerrold Greenberg,  McGraw-Hill Humanities/Social Sciences/Languages, 2006
  • Stress management for life: A research based experiential approach, Olpin, M. & Hesson, M., Thomson Learning, 2010

 

Shpërndaje



© Kolegji Fama. All rights reserved. 2017 Punuar nga CMD

FOLLOW US