PSIKOLOGJI E NXËNËSVE MË VËSHTIRËSI NË MËSIM

Përmbajtja e shkurtër: Qëllimi i lëndës është që studentët të kuptojnë konceptet themelore në fushën e Edukimit inkluziv dhe aspektit emocionale të fëmijëve me vështirësi në mësim, të identifikojnë, analizojnë, krahasojnë argumentojnë dhe demonstrojnë njohuri, shprehi e shkathtësi akademike e praktike përkitazi me trendët bashkëkohore të edukimit inkluziv. Pastaj të njihen më mënyrën e analizës së dëmtimeve dhe nivelet e kategorive të personave- nxënësve me nevoja të veçanta,  Identifikimin e dëmtimeve dhe vështirësive në të nxënë të nxënësve, krahasimin e disa nga sistemet arsimore në botë me sistemin arsimor të Kosovës, zbatimin e strategjive ndërvepruese të mësimdhënies konform potencialeve të nxënësve, mënyrën si të zbatojnë një PIA (plani individual i arsimit) në shkollë, të njihen me ide për punën praktike me kategori të ndryshme të fëmijëve me nevoja të veçanta etj.

 

Pas përfundimit të kursit studentët duhet të jenë në gjendje:

  • Shpjegojnë konceptet themelore përkitazi me çështjet e edukimit inkluziv dhe aspektin emocional të këtyre fëmijëve në sistemin arsimor;
  • Analizojnë dëmtimet dhe nivelet e kategorive të personave- nxënësve me nevoja të veçanta,
  • Identifikojnë dëmtimet dhe vështirësitë në të nxënë të nxënësve;
  • Të krahasojnë disa nga sistemet arsimore në botë me sistemin arsimor të Kosovës;
  • Të zbatojnë strategji ndërvepruese të mësimdhënies konform potencialeve të nxënësve etj.

Literatura bazë:

  • Vështirësitë në të nxënë, Naser Zabeli, Handikos& UNICEF, Prishtinë, 2004
  • Severe Learning Difficulties, Porter, J., Bodmin, Cornwall, 2005
  • Edukimi inkluziv, Naser Zabeli, ËUS & Universiteti i Prishtinës, 2010

Shpërndaje



© Kolegji Fama. All rights reserved. 2017 Punuar nga CMD

FOLLOW US