PUNIM DIPLOME

Studentët do të shkruajnë një punim diplome duke u bazuar në rregullat dhe teknikat e shkrimit akademik.  Kjo lënde mësimi ofron: Njohja e studenteve me stilet e ndryshme të shkrimit akademik; Përgatitja graduale dhe aftësimi i studenteve për punë kërkimore-shkencore; Aftësimi i studenteve për gjetjen dhe  leximin kritik te literaturës referuese për temën përkatëse te punimit te diplomës; Zotërimi i metodologjisë se shfrytëzimit e te evidentimit korrekt te literaturës dhe burimeve tjera të konsultuara për hartimin e suksesshëm te temës se punimit te diplomës; Formimi i kulturës se shkrimit akademik te punimit te diplomës si lloj i veçante i prozës shkencore.

Pas përfundimit të kursit, studentët do të jenë në gjendje të:

  • Identifikojnë qartë çështjen se, si punohet një PUNIM DIPLOME,
  • Shfrytëzojnë në mënyrë efektive literaturën shkencore,
  • Operacionalizojnë konceptet kryesore në kërkimin shkencor për të mundësuar matjet empirike,
  • Formojnë kornizën konceptuale ku pasqyrohen raportet midis ndryshoreve të pavarura dhe atyre të varura, 
  • Formulojnë qartë hipotezat në të cilat do të mbështetet kërkimi shkencor,
  • Hartojnë planin kërkimor të studimit të BACHELOR, duke përcaktuar njësinë, popullatën, listën referuese dhe mostrën e studimit,
  • Analizojnë të dhënat dhe të testojnë hipotezat kryesore të studimit,
  • Diskutojnë gjetjet kryesore shkencore që të dalin nga kërkimi shkencor në raport me propozicionet teorike në të cilat mbështetet studimi,
  • Identifikojnë kontributin substancial, teorik dhe praktik të kërkimit të tyre (të arsyetojnë dobinë që do të ketë entiteti profesional, shkencor dhe institucional nga përdorimi i gjetjeve shkencore).

 

Literatura bazë:

  • Si shkruhet një punim diplome., Umberto ECO, Dituria, 2006
  • Si shkruhet vepra shkencore, Mid’had Shamiq, Shkup,Prishtinë,Tiranë, 2009
  • Si të shkruajmë shqip, Gj. Shkurtaj, Toena, Tiranë, 2008

Shpërndaje



© Kolegji Fama. All rights reserved. 2017 Punuar nga CMD

FOLLOW US