SHËRBIMI PSIKOLOGJIK NË SHKOLLË

Përmbajtja e shkurtër: Kjo lëndë ka për qëllim që studentit t'i paraqesë aspektet e procesit arsimor dhe edukativ në shkollë. Ka të bëjë me pjekurinë e fëmijëve për fillimin e shkollimit, me shikimin e programeve shkollore nga pikëpamja e përshtatshmërisë së tyre me aftësitë dhe mundësitë e nxënësve të një moshe të caktuar, me problemet e organizimit të mësimdhënies, me metodikën e mësimit, raportin mes nxënësve dhe mësuesit dhe me vlerësimin e nxënësit. Kjo lëndë merret edhe me bashkëpunimin e familjes dhe të shkollës, si dhe me pjesëmarrjen e nxënësve në procesin mësimor. Kjo lëndë, pra, synon që, me mjetet dhe dijen psikologjike, të japë bazën teorike për mbështetjen e shkollës në detyrën e saj edukative dhe arsimore.  

 

Pas përfundimit të kursit, studentët do të jenë në gjendje të :

  • Të njihen me qëllimet kryesore të shërbimit psikologjik në shkollë,
  • Të njohin detyrat dhe parimet e psikologut të shkollës,
  • Të njohin format e organizimit të shërbimit psikologjik në shkollë,
  • Të njohin aftësitë dhe cilësitë e personalitetit të psikologut shkollor,
  • Të njihen me metodat, teknikat dhe instrumentet e ndryshme të matjes dhe vlerësimit që përdoren në shërbimin psikologjik në shkollë.

    

Literatura bazë:

  • Psikologjia shkollore, Edmond Rapti, Tiranë, 2006
  • Shërbimi ped.në shkoll në funksion të ngritjes së efikasitetit të mesimit, Rexhep Musliu, Vatra- Shkup, 2005
  • Psikologjia shkollore e zbatuar, Jeta Toçila Shkurti, Dituria, Tiranë, 2005

 

Shpërndaje



© Kolegji Fama. All rights reserved. 2017 Punuar nga CMD

FOLLOW US