PSIKOLOGJI E MARRËDHËNIEVE NDËRMJET GJINIVE

Përmbajtja e shkurtër: Qëllimi i lëndës është që t’iu mundësohet studentëve që t’i përvetësojnë njohuritë bazë mbi gjininë, natyrën e zhvillimit të gjinisë dhe roleve gjinore, lidhshmërinë e gjinisë me proceset e tjera kongnitive, ndikimin e roleve gjinore në zhvillim të identitetit, personalitetit dhe të sjelljes njerëzore, stereotipat gjinorë, origjinën e stereotipave dhe roleve gjinore, pasojat e stereotipave dhe roleve gjinore, studime mbi gjininë, metodat e studimit të gjinisë dhe marrëdhënieve ndërmjet tyre, pikëpamjet teorike rreth psikologjisë së marrëdhënieve ndërmjet gjinive etj.

Pas përfundimit të këtij kursi studentët duhet të jenë në gjendje:

  • Të përkufizojnë gjininë, rolet gjinore dhe stereotipat gjinorë,
  • Të kuptojnë origjinën e stereotipave dhe roleve gjinore,
  • Të kuptojnë pasojat e stereotipave dhe roleve gjinore,
  • Të kuptojnë lidhshmërinë e gjinisë me proceset tjera kognitive,
  • Të kuptojnë ndikimin e roleve gjinore në zhvillim të identitetit, personalitetit dhe të sjelljes njerëzore,
  • Të kuptojnë metodat e studimit të gjinisë dhe marrëdhënieve ndërmjet tyre,
  • Të kuptojnë pikëpamjet e studiuesve të ndryshëm rreth psikologjisë së marrëdhënieve ndërmjet gjinive,
  • Të kuptojnë pasojat dhe stereotipet gjinore në familje, shoqëri, punë etj.

Literatura bazë:

  • Hyrje në studime gjinore, Bahtie Gërbeshi Zylfiu, Dukagjini, Prishtinë,2008
  • Stereotipat dhe rolet gjinore, Susan A. Basow, Dituria, Tiranë,2003
  • Psikologji, CharlesG.Morris &Albert A. Maisto, Tiranë: CDE, 2008
  • Pjesë te librit- Komunikimet ne organizatat, Arafat Shabani, USAID, Maqedoni 2005

 

Shpërndaje



© Kolegji Fama. All rights reserved. 2017 Punuar nga CMD

FOLLOW US