PSIKOMETRI-MATJE NË PSIKOLOGJI

Përmbajtja e shkurtër: Lënda Matjet në psikologji- Psikometri është kurs që trajton konceptet bazë të matjeve në psikologji. Kjo lëndë synon t’i pajisë studentët me të gjitha njohuritë dhe kompetencat e psikologut rreth matjeve dhe vlerësimit në psikologji. Duke filluar nga elementet bazë të matjeve, shkallët e matjeve, vlerësimit dhe kërkimit. Të ofrojë para studentëve, teknikat dhe metodat në përputhje me objektivat e testimit, vlerën, sigurinë, objektivitetin dhe ndjeshmërinë e instrumenteve matëse, administrimit dhe pikëzimit të testeve, interpretimit dhe analizës së testeve etj.

Pas përfundimit të kursit studentët duhet të jenë në gjendje:

  • Të njihen me elementët bazë të matjes,
  • Të njohin shkallët e matjes,
  • Të bëjnë dallimet mes koncepteve matje, vlerësim dhe kërkim,
  • Të zotërojnë njohuritë kryesore për testet e matjet psikologjike,
  • Të aftësohen për të përdorur terminologjinë dhe simbolikën përkatëse të matjes,
  • Të aftësohen në përzgjedhjen e teknikave dhe metodave në përputhje me objektivat e testimit,
  • Të njihen me administrimin e testeve,
  • Të aftësohen për të bërë interpretime dhe analiza të testeve etj.

 

Literatura bazë:

  • Psychological Testing: Principles, Applications, and Issues, Kaplan M. Robert and Saccuzzo P. Dennis, Cengage Learning, 2012
  • Psychologycal Testin gand Assessment, Aiken.R.Levis, Tenth edition, Allyn and Bacon
  • Doing Psychology Experiments, Martin W. David., Thomson/Wadsworth, 2007
  • Bazat e testimit Psikologjik, Nikoleta Mita, Prishtinë,  2003

Shpërndaje



© Kolegji Fama. All rights reserved. 2017 Punuar nga CMD

FOLLOW US