TESTIMI PSIKOLOGJIK

Përmbajtja e shkurtër: Kjo lëndë trajton tema që kanë të bëjnë me çështje të konceptimit të testimit psikologjik nga këndvështrimi teorik dhe praktik, llojeve të testimit dhe instrumenteve matëse, si dhe karakteristikave metrike të këtyre instrumenteve. Po ashtu, trajton aplikimin e këtyre instrumenteve matëse ne Psikologjinë e aplikuar ku përmes kësaj lende synohet që studentët të pajisen me njohuritë themelore mbi testet ne Psikologji, shumëllojshmërinë dhe karakteristikat e tyre, si dhe zbatimin e këtyre testeve në praktike. Përveç kësaj, kursi synon që të inkurajoje studentët dhe të jenë të aftë të orientohen në çështjet e testimit psikologjik, si dhe zotërojnë aftësinë për të  ndërtuar teste, dhe përdorur në përshtatje me qëllimin e testimit.

 

Pas përfundimit të kursit studentët do të jenë në gjendje të:

  • Përkufizojnë dhe të njohin testin,
  • Njohin llojet e testeve së bashku me qëllimet e përdorimit të tyre,
  • Njohin karakteristikat metrike të testit (objektivitetin, besueshmërinë, vlefshmërinë, ndjeshmërinë),
  • Njohin procedurat e përgatitjes së testeve,
  • Njohjen me procedurat administrimit të testeve,
  • Njohjen me vlerësimin e testeve, nxjerrjen e rezultateve dhe interpretimin e tyre.

 

Literatura bazë:

  • Materiale të teorisë së testit, Nikoleta Mita, Tiranë, 2006
  • Testet inteligjencës së fëmijëve, Alfred Binet dhe Theodor Simon, Tiranë, 2002
  • Inteligjenca dhe masa e zhvillimit të saj ndër shqiptarët e moshës madhore, Pajazit Nushi, Akademia e Arteve të Kosovës-Prishtinë, 2004

Shpërndaje



© Kolegji Fama. All rights reserved. 2017 Punuar nga CMD

FOLLOW US