ÇRREGULLIME NË KOMUNIKIM
Përmbajtja e shkurtër: Lënda “Çrregullime në komunikim” ka për qëllim të ofrojë një hyrje në studimin dhe trajtimin, korrigjimin e patologjive dhe defekteve në të folur. Këtu do të paraqiten llojet e ndryshme të patologjive dhe terapitë e ndryshme që ekzistojnë lidhur me to dhe mënyrat e ndihmesës që ato patologji të zvogëlohen dhe, eventualisht, të eliminohen tërësisht.
Pas përfundimit të kursit studentët do të jenë në gjendje të:
- Njohin çrregullimet e komunikimit,
- Llojet e çrregullimeve të komunikimit,
- Shkaktarët e paraqitjes së këtyre çrregullimeve,
- Prevalencën dhe shpërndarjen e tyre tek popullsia,
- Metodat për identifikimin e tyre,
- Metodat për tretmanin e tyre,
- Plane dhe programe për parandalimin dhe zhdukjen e tyre.
Literatura bazë:
- Psikologji, CharlesG.Morris &Albert A. Maisto, Tiranë: CDE, 2008
- Psikologji komunikimi, Artemisi Shehu, Cikel leksionesh U>T, 2010
- Pjesë te librit Komunikimet ne organizatat, Arafat Shabani, USAID,Macedonia, 2005