PSIKOLOGJIA E INTELIGJENCËS

Përmbajtja e shkurtër: Lënda Psikologji e inteligjencës është kurs që trajton konceptet bazë të inteligjencës. Rëndësia e njohjes së psikologjisë së inteligjencës, ka të bëjë më rolin e veçantë të inteligjencës në zhvillimin dhe formimin e personalitetit të njeriut, sikurse edhe me rolin e përgjithshëm të inteligjencës në formimin e karrierës jetësore të individit. Qëllimi i kësaj lënde është të ndihmojë studentët të krijojnë dhe përfitojnë një bazë njohurish të nevojshme në lidhje me përkufizimin e inteligjencës, natyrën e zhvillimit të inteligjencës njerëzore, strukturën e inteligjencës, lidhshmërinë e inteligjencës me proceset e tjera kongnitive, inteligjencën emocionale, ndikimin e inteligjencës në zhvillim të personalitetit dhe të sjelljes njerëzore, testimin e inteligjencës- llojet e testeve për matje te inteligjencës, mënyrat e matjes së inteligjencës etj.

 Pas përfundimit të kursit studentët do të jenë në gjendje të:

  • Të përkufizojnë konjicionin dhe proceset konjitive
  • Të përkufizojnë konceptin e inteligjencës
  • Të njohin strukturën dhe faktorët përbërës të inteligjencës
  • Të përshkruajnë cilësitë dhe karakteristikat e individëve  me dhunti mendore dhe atyre me prapambetje mendore.
  • Të dallojnë faktorët biologjik dhe mjedisorë që ndikojnë në zhvillimin e inteligjencës
  • Të përkufizojnë inteligjencën emocionale
  • Të dallojnë karakteristikat e testeve dhe llojet e testeve për matje të inteligjencës
  • Të kuptojnë rolin e inteligjencës në zhvillimin e personalitetit dhe të sjelljes njerëzore
  • Të kuptojnë pikëpamjet e studiuesve të ndryshëm rreth  inteligjencës, strukturës së saj, faktorëve të zhvillimit të inteligjencës, llojeve të inteligjencave etj.

 

Literatura bazë:

  • Personality & Intelligence I (4 th ed.), Murphy, K. et al., Frenchs Forest: Pearson Australia.,2015
  • Intelegjenca dhe masat e zhvillimit të saj, Pajazit Nushi, Akademia e Shkencave-Prishtinë, 2004
  • Jean Piagat, Psikologjie e Intelegjencës, Plejad-Tiranë, 2004

Shpërndaje



© Kolegji Fama. All rights reserved. 2017 Punuar nga CMD

FOLLOW US