PSIKOLOGJIA E ADOLESHENCËS
Përmbajtja e shkurtër: Programi i lëndës Psikologjia e adoleshencës do të fokusohet në studimin e zhvillimit të adoleshentëve nga fillimi i pubertetit deri në moshën e rritur. Theksi i kësaj lënde do të vihet në zhvillimin fizik, të njohjes dhe zhvillimin psiko-social të adoleshentëve. Po ashtu rëndësi e veçantë do t’i kushtohet zhvillimit të identitetit, identitetit gjinor, dinamikës së familjes, si dhe problemeve me të cilat sot përballen adoleshentet. Studimi i Psikologjisë së adoleshencës ka për qëllim të përmbushë jo vetëm nevojat e ngushta profesionale të studentëve për të punuar me ketë grup moshë të caktuar-adoleshentë, por edhe të kompletojnë kulturën e tyre vetjake, për të reaguar në mënyrë të përshtatshme ndaj ndryshimeve qe ndodhin në këtë moshe dhe për të rritur cilësinë e ndërveprimit me adoleshent.
Pas përfundimit të kursit studentët do të jenë në gjendje të:
- Të përkufizojnë adoleshencën,
- Të njohin më shumë zhvillimin fizik, kognitv dhe psiko-social të adoleshenteve,
- Të kuptojnë më mirë sjelljen, nevojat, motivet dhe ndjenjat e adoleshentëve,
- Të kuptojnë zhvillimin e identitetit të adoleshenteve,
- Të kuptojnë rolin e familjes, shkollës dhe shoqërisë në zhvillimin e moshës së adoleshencës,
- Të njohin më mirë problemet me të cilat mund të ballafaqohen adoleshentet etj.
Literatura bazë:
- Adoleshenti, Edmond Dragoti, ALBDESING, Tiranë, 2005,
- Adoleshentët dhe seksualiteti, Elizabeth Fenwick & Tony Smith, Ombra GVG, Tiranë,2005
- Psikologji, Charles G.Morris&Albert A. Maisto, Tiranë: CDE, 2008
- Psikologjia e Femijërisë dhe rinise, Grupe autoresh,Skripte interne, USHT,Tetove, 2008