KONJICIONI SOCIAL

Përmbajtja e shkurtër: Kjo lëndë shtjellon mënyrën e njohjes së vetes dhe të tjerëve përmes trajtimit të proceseve, siç janë perceptimi social, atribuimi dhe gjykimet. Temat e shtjelluara kanë të bëjnë me: veten sociale, njohjen e vetes, vetërespektin dhe mënyrat e prezantimit të vetes; proceset e atribuimeve, gabimet gjatë atribuimeve, teoritë e atribuimeve dhe aplikimin e tyre; me qëndrimet, formimi dhe i funksioni i tyre, ndryshimet dhe matja e tyre, me paragjykimet, stereotipat, diskriminimin dhe implikimet e tyre në jetën e përditshme.

 

Pas përfundimit të kursit studentët do të jenë të aftë të:

  • Përkufizojnë konjicionin social,
  • Të përshkruajnë mënyrën sesi arrijmë të kuptojmë vetveten dhe njerëzit e tjerë duke përdorur informacioni social,
  • Të përshkruajnë perceptimin e personit dhe formimin e përshtypjeve për të tjerët,
  • Të përshkruajnë atribuimet dhe dimensionet e tyre,
  • Të përkufizojnë dhe përshkruajnë qëndrimet, matjen e qëndrimeve dhe procesin e ndryshimit të qëndrimeve,
  • Të përkufizojnë dhe përshkruajnë paragjykimit dhe stereotipet,
  • Të përshkruajnë format e ndikimit social, format e pushtetit social, ndikimet kulturore, evolucionin dhe sjelljen etj.

 

Literatura bazë:

  • Psikologjia konjitive, Zenel Orhani, ADA, Tiranë, 2005
  • Psikologji, CharlesG.Morris &Albert A. Maisto, Tiranë: CDE, 2008
  • Socialpsikologjia,  David G. Myer, Uegen, Tiranë,2003

Shpërndaje



© Kolegji Fama. All rights reserved. 2017 Punuar nga CMD

FOLLOW US