PSIKOLOGJI EDUKIMI

Përmbajtja e shkurtër: Programi i lëndës Psikologjia e edukimit do të fokusohet në trajtimin e çështjeve psikologjike të përfshira në fushën e edukimit si dhe aplikimin praktik të parimeve psikologjike të mësimdhënies. Rendësi e veçantë do t’i kushtohet të nxënit, mësimdhënies, motivimit, kreativitetit në klasë, dhe  vlerësimit. Mirëpo, që këto të zbatohen me sukses, është e nevojshme që studentët të kenë njohuri edhe nga psikologjia e zhvillimit të moshave shkollore. Në mënyrë që të arrihet një mësimdhënie produktive dhe bashkëkohore, përmes këtij kursi synohet qe t’u sigurohet njohuri studentëve dhe të gjithë atyre që pretendojnë të merren me mësimdhënien.

Pas përfundimit të kursit studentët do të jenë në gjendje të:

  • Njohjen me metodat dhe teknikat e psikologjisë së edukimit,
  • Parimet dhe teoritë mbi motivimin dhe të mësuarit, të lidhura këto me sjelljen, kognicionin dhe procesimin e informacionit,
  •  Njohjen mbi teknikat që nxisin dhe përkrahin mësimdhënien,
  •  Teknikat e    menaxhimit të klasës si dhe metodave për t’u përballur me probleme të sjelljes,
  • Njohjen me vlerësim real dhe objektiv të njohurive,
  • Zhvillojnë të menduarit kritik nëpërmjet diskutimeve ne grup gjatë ligjëratave dhe   ushtrimeve etj.

Literatura bazë:

Psikologji Edukimi, Bardhyl Musai, Pegi, Tiranë, 2002

Advanced Education Psychology, Kuppuswamy, B., Sterling Publishers (P) Ltd., 2008

Educational Psychology, Woolfolk, A., Allyn & Bacon, 2006

Shpërndaje



© Kolegji Fama. All rights reserved. 2017 Punuar nga CMD

FOLLOW US