PSIKOLOGJI E PERSONALITETIT

Përmbajtja e shkurtër: Qëllimi i lëndës është që t’iu mundësohet studentëve që t’i përvetësojnë njohuritë bazë mbi përkufizimin e konceptit të personalitetit, të shpjegohet struktura, dinamika dhe zhvillimi i personalitetit,  teoritë kryesore të personalitetit, të kuptohen dhe të analizohen nocionet e tipareve të personalitetit, temperamenti, karakteri, aftësitë dhe inteligjenca si komponentë rëndësishëm të strukturës së personalitetit, të analizohet dinamika e personalitetit, veçmas nocioni i motivacionit njerëzor dhe llojet  veçanta të motiveve,  të kuptohet fenomeni i frustracionit dhe reagimet në situatat frustruese dhe në ato konfliktuoze,  kuptimi i rolit të faktorëve që ndikojnë në zhvillimin e personalitetit, të përshkruhen dhe analizohen tipologjitë e ndryshme të personalitetit, të kuptohen metodat e vlerësimit të personalitetit etj.

Pas përfundimit të kursit studentët do të jenë në gjendje të:

  • Të përkufizojnë personalitetin,
  • Të njohin strukturën, dinamikën dhe zhvillimin e personalitetit,
  • Të njohin faktorët që ndikojnë në zhvillimin e personalitetit,
  • Të njohin dhe definojnë komponentët e rëndësishëm të strukturës së personalitetit si, temperamentin, karakterin, aftësitë-inteligjencën,
  • Të njohin dinamikën e personalitetit (motivacionin dhe llojet e motiveve),
  • Të njohin frustacionet dhe reagimet në situatat frustruese dhe konfliktuoze,
  • Të njihen tipologjitë e ndryshme të personalitetit,
  • Të njihen metodat e vlerësimit të personalitetit njerëzor etj.

 

Literatura bazë:

  • Psikologji e Personalitetit, Arben Hoti, Vllamasi, Tiranë,2012
  • Psikologji-kapitulli mbi personalitetin, Charles G.Moris & A.Maisto, QAD.Tiranë, 2008
  • Teoritë e personalitetit, George Boeree, Plejad, Tiranë,2004

Shpërndaje



© Kolegji Fama. All rights reserved. 2017 Punuar nga CMD

FOLLOW US