PSIKOLOGJI E ZHVILLIMORE

Përmbajtja e shkurtër: Programi i lëndës Psikologji  Zhvillimore ofron për studentët, shpjegime teorike dhe informacion bashkëkohor rreth kuptimit të zhvillimit njerëzor dhe karakteristikave zhvillimore që manifestohen në çdo periudhë t? jetës. Ky program ka për qëllim aftësimin e studentëve që të kuptojnë më mirë zhvillimin e njerëzimit që nga lindja se si ndodhë në të gjitha fushat si në aspektin fizik, mendor (kognitiv) dhe social. Përfshirja në studim e gjithë fazave të jetës ose e të gjitha moshave zhvillimore, ka për qëllim të përmbushë jo vetëm nevojat e ngushta profesionale të studentëve për të punuar me një grup-moshë të caktuar fëmijësh apo të rriturish, por edhe të kompletojnë kulturën e tyre vetjake, për të reaguar në mënyrë të përshtatshme ndaj ndryshimeve personale ndër vite dhe për të rritur cilësinë e ndërveprimit me të tjerët, qofshin këta kolegë pune, mësues të shkollës, prindër nxënësish, të afërm, etj.

Pas përfundimit të kursit studentët do të jenë në gjendje të:

  • Të kuptojmë procesin e zhvillimit njerëzor dhe forcave kryesore që qëndrojnë mbrapa këtij zhvillimi (të përkufizojnë zhvillimin),
  • Të vlerësojnë nga këndvështrime të ndryshme teorike procesin e ndryshimeve zhvillimore që ndodhin në stadet e jetës (ti njohin teoritë e zhvillimit njerëzor),
  • Të përshkruajnë dhe shpjegojnë ndryshimet që ndodhin gjatë zhvillimit  prenatal,
  • Të njohin faktorët që ndikojnë në zhvillimin e sjelljes motorike gjatë foshnjërisë (reflekset, maturimi, dhe gatishmëria për të mësuar),
  • Të kuptojnë zhvillimin e personalitetit gjatë foshnjërisë,
  • Të kuptojnë dhe analizojnë progresin fizik, njohës dhe psiko-social që ndodh në vitet e fëmijërisë së hershme,
  • Të njohin zhvillimin fizik dhe pubertetin në fazën e adoleshencës,
  • Të njohin problemet themelore të personalitetit dhe të zhvillimit social në adoleshencë,
  • Të njohin zhvillimin në moshën e rritur,
  • Të njohin stadet e rëndësishme të zhvillimit të personalitetit dhe zhvillimit social te të rriturit,
  • Të njohin zhvillimin kognitiv në moshën e rritur,
  • Të njohin stadet psikologjike të procesit të vdekjes etj

 

Literatura bazë:

  • Psikologjia e zhvillimit të fëmijës, Th. Karaj, Progres, Tiranë, 2005
  • Psikologjia – shkenca e proceseve mendore dhe sjelljes njerëzore, Charles G. Morris, Albert A. Maisto, Qendra per asrim Demokratik, Tiranë, 2008
  • The developing person: Through the lifespan, Berger, K. S, Worth Publishers: New York,2008

Shpërndaje



© Kolegji Fama. All rights reserved. 2017 Punuar nga CMD

FOLLOW US