LOGJIKË

Përmbajtja e shkurtër: Kjo lëndë jep një hyrje në logjikë, si metodë për konstatimin e validitetit të argumenteve, si dhe në metodologjinë e shkencës. Studenti do të aftësohet për zotërimin e shkathtësisë së dallimit dhe të konstatimit të argumenteve valide nga ato jovalide. Kjo lëndë përmban këto pjesë: Objekti i logjikës, historia e logjikës, ligjet e logjikës, format e mendimit valid: nocioni, gjykimi, përfundimi, elementet e logjikës moderne: njehsimi i pohimeve dhe i predikateve, logjika e njohjes dhe epistemologjia: shpjegimi, përshkrimi, parashikimi, zbulimi, induksioni, hipoteza.

 

Pas përfundimit të kursit studentët do të jenë në gjendje të:

  • Të zhvillojnë njohje rreth mendimit dhe interesimit të disiplinave të ndryshme shkencore e filozofike rreth tij;
  • Të përvijojnë këndvështrime specifike psikologjike dhe logjike mbi mendimin;
  • Të përfitojnë një kohezion të kuptimit mbi psikologjinë si disiplinë shkencore empirike, me zhvillimin historik të njohjes psikologjike, filozofike, logjike,etj.
  • Të vlerësojnë marrëdhëniet ndërdisiplinore të psikologjisë dhe logjikës lidhur me studimin e formave të mendimit si: konceptet, gjykimet, arsyetimet (induktivë dhe silogjistikë), etj.
  • Të shpjegojnë veçoritë e konjicionit si proces psikologjik dhe veçoritë e njohjes si proces logjik,
  • Të realizojnë përkufizime të natyrave të ndryshme të koncepteve logjikë dhe procese analize, sinteze, përgjithësimi, individualizimi, analogjie,
  • Të vlerësojnë marrëdhëniet ndërdisiplinore të psikologjisë dhe logjikës lidhur me studimin e formave të mendimit si: konceptet, gjykimet, arsyetimet etj.

 

Literatura bazë:

  • Psikologjia dhe Logjika, Haxhiymeri,A, Dispence e pergatitur per studetet, Universiteti i Elbasanit, 2007
  • Practical Logic: An Antidote for Uncritical Thinking, Soccio, Douglas J., 2008
  • A Concise Introduction to Logic, Hurley, Patrick J., University of San Diego Press, 2008

Shpërndaje



© Kolegji Fama. All rights reserved. 2017 Punuar nga CMD

FOLLOW US