PSIKOLOGJI E MOTIVACIONIT DHE E EMOCIONEVE

Përmbajtja e shkurtër: Qëllimi i lëndës është që t’iu mundësohet studentëve që t’i përvetësojnë  njohuritë bazë mbi motivet, motivacionet dhe emocionet. Studentët pritet të fitojnë njohuritë  themelore për  motivet, motivacionet, llojet e tyre, teoritë e ndryshme rreth tyre,  të përbashkëtat dhe ndryshimet e këtyre teorive, rëndësinë që ka njohja e motiveve dhe mundësitë për  zbatimin praktik të këtyre njohurive. Po ashtu një pjesë e konsiderueshme e lendes do ti njoftojë studentët me emocionet, teoritë e ndryshme mbi emocionet, llojet e emocioneve, dhe  inteligjencën emocionale.

Pas përfundimit të kursit studentët do të jenë në gjendje të:

  • Përkufizojnë  motivin dhe motivacionin
  • Përshkruajnë  llojet e ndryshme të motiveve
  • Analizojnë teoritë e ndryshme mbi motivet
  • Të  përshkruajnë emocionin
  • Sqarojnë  llojet e emocioneve dhe përmbajtjen e tyre 
  • Përshkruajnë  llojet e ndryshme të emocioneve
  • Përshkruajnë  përjetimin emocional
  • Të shpjegojnë  inteligjencën emocionale dhe mundësitë e edukimit të saj

Literatura bazë:                             

  • Motivation: Biological, Psychological, and Environmental, Deckers, Lambert, Pearson,2013,
  • Understanding Motivation and Emotion, Reeve, Johnmarshall, Wiley, 2008,
Psikologjia e emocioneve, Z.Orhani,  Ada-Tirane, 2005                                                    

Shpërndaje



© Kolegji Fama. All rights reserved. 2017 Punuar nga CMD

FOLLOW US