PSIKOLOGJI E PERCEPTIMEVE DHE PROCESEVE KONJITIVE

Përmbajtja e shkurtër: Qëllimi i kursit te psikologjisë konjitive i paraparë në këtë program, do t’u ofrojë studentëve të dhëna për jetën psikike të njeriut, me theks të veçantë gjatë përpunimit të: hyrjes në psikologji, aspektit historik të saj, teorive  më të rëndësishme psikologjike dhe, në veçanti, proceseve kognitive. Objektivi kryesor i psikologjise konjitive është të mundësojë hulumtimin e proceseve psikike edhe me qëllim të regjistrimit me korrektësi të reagimeve të njerëzve ashtu sikur shfaqen në përditshmërinë e tyre, në bisedat e vazhdueshme, në formimin e koncepteve, zgjidhjen e problemeve, grumbullimin e dijes, marrjen e vendimeve etj.

 

Pas përfundimit të kursit studentët do të jenë në gjendje të:

 

  • Njohin disiplinat dhe teoritë e ndryshme të psikologjisë,
  • Njohin proceset e ndryshme perceptive e konjitive,
  • Hulumtojnë proceset e ndryshme perceptive e konjitive,
  • Njohin reagimet e njerëzve ne jetën e përditshme,
  • Njohin zgjidhjen e problemeve,
  • Marrjen e vendimeve etj.

 

Literatura bazë:

  • Social Psychology, Myers, David, McGraw-Hill Humanities/Social Sciences/Languages;2012
  • Psikologjia konjitive, Zenel Orhani, ADA, Tiranë, 2005
  • Social Psychology, Aronson, Elliot, Wilson D. Timothy, and Akert M. Robin., Pearson, 2012

 

Shpërndaje



© Kolegji Fama. All rights reserved. 2017 Punuar nga CMD

FOLLOW US