HYRJE NË PSIKOLOGJI

Përmbajtja e shkurtër: Lënda Hyrje në psikologji është kurs që trajton konceptet bazë të shkencës së psikologjisë. Synimi i kësaj lënde është që të ndihmojë studentët të krijojnë dhe përfitojnë një bazë njohurish të nevojshme në lidhje me përkufizimin e psikologjisë dhe të disiplinave të saj, njohuri rreth objektit të studimit të psikologjisë, metodave, procedurave dhe teknikave të gjurmimit psikologjik, shkollave psikologjike, natyrës së zhvillimit njerëzor, proceseve kognitive (perceptimit, kujtesës, gjuhës, të folurit etj.), emocionale, të personalitetit dhe të sjelljes. Po ashtu, studentët do të  përfitojnë njohuri edhe rreth funksionimit të individit në shoqëri, punës, lodhjes dhe pushimit si dhe njohuri rreth,  psikologjisë së shëndetit, çrregullimeve psikike, sjelljeve të papërshtatshme dhe  Higjienës mentale.

Pas përfundimit të kursit studentët do të jenë në gjendje të:

  • Përkufizojnë psikologjinë dhe disiplinat e saj,
  • Njohin e objektit të studimit të psikologjisë,
  • Njohjen e metodave dhe teknikave të gjurmimit psikologjik,
  • Njohjen e  koncepteve, parimeve dhe teorive  kryesore të psikologjisë,
  • Njohjen e zhvillimit njerëzor dhe e ndikimit të tij në të menduarit, personalitetin dhe sjelljen e individit,
  • Njohjen e proceseve me anë të të cilave përvetësojmë shprehitë dhe informacionin,
  • Njohjen e proceseve kognitive dhe të mësuarit, emocionale dhe të motivacionit, personalitetit dhe të sjelljes etj.

Literatura bazë:

  • Psikologji, C.Moris –A.Meisto, CDE-Tiranë, 2008
  • Psikologjia, B.Spahiu,  Libri shkollor- Pr., 2008
  • Introduction to Psychology, Kalat, J., Cengage Learning, 2010

Shpërndaje



© Kolegji Fama. All rights reserved. 2017 Punuar nga CMD

FOLLOW US