Tregu i Sigurimeve
Në kuadër të lëndës Tregu i Sigurimeve trajtohen njësit tematike si në vazhdim: Karakteristikat e përgjithshme të sigurimeve: Koncepti dhe përmbajtja e sigurimeve. Zhvillimi historik i sigurimeve. Parimet e punës në sigurime. Funksionet e sigurimit. Subjektet e sigurimit. Elementet themelore të sigurimit. Teknikat e sigurimit. Llojet e sigurimit. Mjetet, fondet, afarizmi financiar dhe marketingu në sigurime.
Qëllimi kryesore i këtij kursi është që t’i pajisë studentët me njohuri të duhura lidhur me tregun e sigurimeve, përkatësisht, rregullat e funksionimit të kompanive të sigurimit, format e organizimit të tyre, llojet e sigurimeve që ofrojnë, mënyrat e mundshme të sigurimit dhe përcaktimit të dëmshpërblimit nëse ndodhë rasti i siguruar.
Pas përfundimit të kursit studentet:
- Do të kuptojnë drejtë përmbajtjen e nocioneve të ndryshme që kanë të bëjnë më tregun e sigurimeve,
- Do të kuptojnë rëndësinë e sigurimeve dhe mënyrën e rregullimit të tregut të sigurimeve,
- Do ta kuptojnë dhe dinë së si mund të organizohen ndërmarrjet që ofrojnë sigurime,
- Do të dinë se si kryhen aktivitetet e ndryshme siguruese,
- Do të dinë ta përcaktojnë primin e sigurimit dhe shumën e dëmshpërblimit nëse ndodhë rasti i siguruar,
- Do të dinë se cilat janë mënyrat e mundshme të sigurimit nga risku i vetë kompanive të sigurimit etj.
Literatura bazë:
- Menaxhimi i rrezikut dhe sigurimi, Xhevat Bakrraqi, 2007
- Menaxhimi i rreziqeve në tregun e sigurimeve, Sherif Gashi, 2013
- “Introduction to Risk Management and Insurance”, Ninth Edition, Mark Drofman, 2007