Financat ndërkombëtare
Me globalizimin e ekonomise botërore, vendimet në biznes janë të ndikuara nga: politikat e kursit të këmbimit, politikat e tregtisë, standardet ndërkombetare të kontabilitetit, etj. Qëllimi i kesaj lënde është të ofroj njohuri për studentët se si biznesi duhet të fuknsiono në këtë ambient të pasigurt biznesor. Lënda do të fokusohet në katër fusha kryesore: teorike kryesore ekonomike, instrumentet e ndryshme per menaxhimin e rrezikut, menaxhimin e rrezikut te kursit te kembimit dhe ceshtjet lidhur me financat dhe investimet nderkombetare.
Pas përfundimit të kësaj lënde studenti duhet të jetë në gjendje që:
- të njoh teoritë mbi tregtinë nderkombëtare
- të dalloj kurset devizore fikse nga ato fleksibile dhe të kuptoj rolin e tyre në bilancin e pagesave
- të kuptoj se si kurset e këmbimit mund të shkaktojnë rreziqe por edhe përfitime si për firmat nacionale po ashtu edhe për firmat multinacionale
- të njihet me instrumentet e ndryshme për menaxhimin e rrezikut me kurset e këmbimit
- të kuptoj rolin e institucioneve financiare ndërkombëtare
Literatura bazë:
- INTERNATIONAL FINANCE, Keith Pilbeam,2006
- International Economics- Teory & Policy, Krugman, P. & Obsfeld M, 2005
- Biznes Ndërkombëtar, I. Kristo, 2002
- Marrëdhënie ndërkombëtare, J.Goldstein,2001