Analiza e Pasqyrave Financiare
Auditimi dhe analizat e pasqyrave financiare trajtojnë analizën e pasqyrave kryesore financiare si: Bilancit te gjendjes, Pasqyrës se të ardhurave, Pasqyrës se rrjedhës së parasë dhe Pasqyrës se ekuitetit. Auditimi dhe analiza e këtyre pasqyrave mundëson që të mësohen teknikat e analizave financiare dhe auditimit , te vlerësohet gjendja financiare, suksesi si perspektiva e kompanisë, dhe përfituesit nga këto analiza si përdoruesit e brendshëm ata te jashtem kompania dhe institucionet.
Rezultatet e pritura: Ne përfundim te këtij programi studimi nga lënda “Auditim dhe analize e Pasqyrave Financiare“, studentet do te jene te afte qe:
- Të formojnë opinionin e tyre në lidhje me pasqyrat financiare dhe nevojën e analizës se këtyre pasqyrave me qellim te vlerësimit te gjendjes dhe suksesit te kompanisë,
- Të vlerësojnë efektin e informatave nga këto pasqyra financiare ne marrjen e vendimeve
- menaxheriale ne kompani,
- Të vlerësojnë efektet e informatave nga pasqyrat financiare për shfrytëzuesit e brendshëm dhe te jashtëm,
- Të prezantojnë në forme tabelore, grafike dhe përmes modeleve të tjera opinionet e tyre mbi problemet/rezultatet e analizës se tyre.
Literatura bazë:
- Auditimi, Shefket Jakupi &Fadil Krasniqi, 2012
- Analiza financiare, Vjollca Karapici, 2008
- Analiza e pasqyrave financiare, Halit Xhafa, 2008