Principet dhe Operacionet Bankare

Qëllimi i kësaj lënde është që studentët të zgjerojnë njohuritë e tyre lidhur me bankat. Këtu fillohet me rregullimin bankar, operacionet pasive, me llogaritë depozitat shërbimet e arkëtimit dhe të pagesave, njoftimi me punët aktive bankare, që nga nevoja për kredi deri të kthimi i saj me shembuj konkret të llogaritjes së interesave dhe përcjelljen e afarizmit bankar. Si dhe punët neutrale bankare të cilat ndihmojnë bizneset në sigurin e tyre financiare, për insrumentat tjera të pagesës dhe përparsitë e tyre në qarkullimin tregtar. Poashtu praktikisht do të njihen me principin e likuiditetit të bankave, principin e solventitetit dhe principin e së ardhures të bankës , analizat e kerkesave për kredi dhe vendimine e marr në lidhje me kreditë.Si dhe me agresivitetin propagandistik sa ju perket produkteve të reja bankare.

 

Pas përfundimit të kësaj lënde studenti do të jetë në gjendje që:

  • Të dallojë bankën nga institucionet tjera jo bankare
  • Të kuptoj rolin e Bankës Qendrore në kontrollimin e ofertës monetare
  • Të njoh rreziqet me të cilat ballafaqohen bankat
  • Të njoh parimet e afarizmit banker
  • Të njihet me ndarjen e punëve sipas kriterit të bilancit analitik 
  • Të njihet me shërbimet bashkëkohore që ofrojnë bankat e sotme.
  • Të kuptoj rolin e Bankave në shumëfishimin e parave brenda një ekonomie
  • Të kuptoj rolin e menaxherit financiar brenda bankës.
  • Të njihet me llojet e kapitalit të bankës dhe kostot e tij

 

Literatura bazë:

  • Bankat dhe Afarizmi Bankar, Gazmend Luboteni, 2013
  • Ekonomia Bankare, Fadil Govori, 2009
  • The Mystery of Banking, Murray N. Rothbard, 2008
  • Principles of Banking, David H. Buzzell, 2004
  • Banka dhe sistemi Bankar, Agim Paca, 2005

 

Shpërndaje



© Kolegji Fama. All rights reserved. 2017 Punuar nga CMD

FOLLOW US