Kontabiliteti Financiar
Kjo lëndë ka për qëllim t’u jap studentëve njohuri për rolin dhe rëndësinë e kontabilitetit financiar dhe pasqyrave financiare që i shërbejnë menaxhimentin të biznesit. Të ndihmoj studentët për të kuptuar se si vendimet financiare , investuese dhe operative reflektohen nga pasqyrat financiare Të inkurajoj dhe zhvilloj studentët për mendim kritik në inkorporimin dhe orientimin e marrjes së vendimeve të qarta dhe të qëndrueshme.
Pas përfundimit të kësaj lënde studenti do të jetë në gjendje që të:
- të fitoj njohuri për aspektet e përgjithshme të operacioneve të bizneseve
- të përshkruaj rolin e sistemit të informacionit kontabël dhe kufizimet e tij
- të shpjegojë konceptet dhe procedurat e raportimit financiar , duke përfshirë edhe pasqyrën e të ardhurave, pasqyrën e fitimit të pashpërndarë , bilancin dhe pasqyrën e flukseve të mjeteve monetare
- të shpjegoi kontekstin dhe qëllimin e raportimit financiar
- të përcaktoj karakteristikat cilësore të informacionit financiar
- Të jenë në gjendje të bëjnë regjistrimin e dyfishtë hyrje-daljeve në sistemet e kontabilitetit
- Përgatitjen e pasqyrave financiare dhe korrigjimin e gabimeve të mundshme gjat regjistrimit
- Interpretimi i pasqyrave financiare
Literatura bazë:
- Kontabiliteti Financiar, Rrustem Asllani, 2013
- Kontabiliteti, R.Ingram;Th.Albert & b.Baldwin, 2003
- Kontabiliteti Financiar, Skender Ahmeti,2012