Logjistikë

Logjistika është pjesë e rëndësishme e menaxhimit të operacioneve. Logjistika dhe menaxhimi i rrjetit të furnizimit ofron bazën për sukses të një korporate. Kuptimi, analiza dhe optimizimi i komponentëve tëlogjistikës është fondamental për rritjen bizneseve. Ajo planifikon, implementon dhe kontrollon hyrjet daljet dhe magazinimin e mallrave, shërbimeve nga pika e origjinës në pikën e konsumit, në mënyrë që të dërgojnë produktet e tyre te konsumatori, në kohën dhe vendin e kërkuar me minimumin e kostos për kompaninë.Kjo lëndë prezanton konceptin e menaxhimit të rrjetit të furnizimit dhe vlerëson bazat e logjistikës brenda kontekstit biznesor duke ofruar një perspektivë menaxheriale praktike në fushat në vijim: distribuim, transportim, kontrolle i inventarit, logjistikë, menaxhim i rrjetit të furnizimit.

Qëllimi i kësaj lënde është të mësojë studentët për rolin e logjistikës dhe rëndësinë e saj për biznesin dhe ekonominë globale sot. Kjo lëndë diskuton disa koncepte strategjike, taktike dhe operacionale që përdorem për të përmirësuar distribuimin dhe furnizimin e mallrave dhe shërbimeve nga bizneset. Lënda koncentrohet në kuptimin se kur dhe në çfarë mënyre këto koncepte aplikohen.

Me përfundimin e suksesshëm të kësaj lënde, studentet do të kenë mundësi dhe aftësi:

  • Të dallojë dhe shpjegojë konceptet Logjistikë dhe Menaxhim i rrjetit të furnizimit;
  • Të kuptojë rolin e teknologjisë informative në logjistikë dhe menaxhim i rrjetit të furnizimit;
  • Të diskutojë  karakteristikat e kostos të modeleve transportuese;
  • Të kuptojë sfidat e tashme dhe të ardhshme të logjistikës;
  • Të kuptojë se si logjistika dhe menaxhimi i rrjetit të furnizimit mund të sigurojë  avantazh konkurrues për bizneset;
  • Të njohë qasjet, teknikat dhe praktikat e logjistikës dhe menaxhimit të rrjetit të furnizimit;
  • Njohuri rreth mundësive profesionale të logjistikës dhe menaxhimit të rrjetit të furnizimit.

 

Literatura bazë:

  • Metodat e transportit të programit linear, Justina Pula,2007
  • Kërkime Operacionle, Shpëtim Shehu, 2004
  • Logistics and Supply Chain Management, M.Christopher, 2011

Shpërndaje



© Kolegji Fama. All rights reserved. 2017 Punuar nga CMD

FOLLOW US