Menaxhimi Strategjik
Kjo lëndë është dizajnuar që t’i familjarizojë studentët me konceptet fundamentale të menaxhimit strategjik në biznesin bashkëkohor. Qëllimi kryesor i kësaj lënde është që t’i aftësojë studentët që të kuptojnë çfarë është strategjia e një kompanie, pse janë të rëndësishme vendimet strategjike si dhe si t’i aplikojnë në mënyrë efektive metodat, teknikat dhe modelet për formulimin dhe zbatimin e strategjisë në marrjen e vendimeve strategjike në përputhje me kushtet dhe situatat e ndryshme të biznesit.
Me përfundimin e suksesshëm të kësaj lënde, studentet do të kenë mundësi dhe aftësi:
- Te kuptojne cfarë është strategjia e një kompanie
- Te kuptojne çka është vizioni dhe misioni i firmave
- Të dijnë pse janë të rëndësishme vendimet strategjike
- Te njihen me permbajtjen dhe rolin e planit strategjik
- Te njihen me teknikat për formulimin dhe zbatimin e strategjisë
- Te kuptojne rolin e analizave strategjike ne biznes
Literatura bazë:
- Menaxhmenti Strategjik, Izet Zeqiri, 2010
- Menaxhimi Strategjik; teori, koncepte dhe zbatim, Vasilika Kume, 2006
- Menaxhimi Strategjik, Grup autoresh, Zagreb ( perkthim), 2008