Biznes Elektronik

Biznesi elektronik mund të mendohet si një revolucion në progres. Rritja e jashtëzakonshme e internetit dhe WWW (World Wide Web) vazhdon të ndikojë në masë shumë të madhe bizneset, qeveritë dhe individët në të gjithë botën. Interneti i mundëson biznesit të depërtojë ku më parë e kishte të pamundur, organizatat e të gjitha llojeve po ndikohen nga ky trend në mënyrë radikale dhe kanë ri menduar strategjitë e të bërit biznes, dhe po e njohin dhe rrisin rolin e internetit në procesin e vendim marrjes. Ky kurs është dizajnuar të familjarizojë studentët me konceptet e E-Biznesit në përgjithësi.Temat që do të mbulohen përfshinë definimin e E-Biznesit dhe kuptimin e infrastrukturës së sajë, diskutimin e E-Komerc. Çështjet legale dhe etike, njoftimin me strategjinë e marketingut të bazuar në internet, strategjitë e shitjes online dhe të ardhmen.

Qëllimi i lëndës E-Biznes është të mësojë studentët se si të përdorin teknologjinë e informacionit dhe komunikimit dhe të vlerësojë profesionalisht modelet e E-Biznesit dhe komponentat e tyre, në mënyrë që biznesi të konkurrojë suksesshëm në tregjet globale, dhe të mbajë tregjet ekzistuese me kosto minimale. 

 

Me përfundimin e suksesshëm të kësaj lënde, studentet do të kenë mundësi dhe aftësi për:

  • Të shpjegojë  Komponentat e E-Biznesit dhe rolet e tyre,
  • Të përshkruaj mënyrën e funksionimit të E-Biznesit dhe të kuptojë infrastrukturën e E-Biznesit;
  • Të diskutojë dhe shpjegojë çështjet teorike dhe praktike të realizimit të biznesit përmes internetit;
  • Të kuptojë modelet e E-Biznesit;
  • Të aplikojë bazën teorike të E-Biznesit në disa ambiente biznesore;

 

Literatura bazë:

  • Informatika e Biznesit, Mihane Berisha-Namani, 2004
  • Poslovna Informatika za ekonomiste, Ante Panjkot, 2008
Informatika afariste për ekonomist, Zhelko Pnjan, 2006

Shpërndaje



© Kolegji Fama. All rights reserved. 2017 Punuar nga CMD

FOLLOW US