Menaxhimi i Qëndrueshëm i Resurseve Natyrore
Lënda “Menaxhimi i Qëndrueshëm i Resurseve Natyrore” ju mundëson studentëve të kuptojnë sfidat dhe rrugët kyqe për arritjen menaxhimit të qëndrueshëm të resurseve natyrore – dmth, të plotësojne nevojat e gjeneratës se ashme pa ua rrezikuar mundesinë qe edhe gjeneratat e ardhshme te plotë nevojat e tyre.
Kjo lëndë ofron një hyrje në në fushën e menaxhimit të qëndrueshëm të resurseve natyrore, elaboron mënyrën më të mirë të përdorimit te burimeve te ripertrishme natyrore, siç janë uji, pyjet, burimet e ripertrishme të energjisë (diellore, erës, gjeotermale, valeëve, etj.); dhe burimeve të papërtrishme, siç janë mineralet metalike dhe jometalike, burimet e papërtrishme te energjisë (nafta, gasi, thengjilli, bërthamore) dhe natyra e kufizuar e këtyre burimeve.
Zhvillimi i qëndrueshëm është sfida më urgjente më të cilën po ballafaqohet njerëzimi. Një rol të rëndësishëm ne këtë drejtim luan konzervimi i resurseve, riciklimi i materialeve, dhe menaxhimi i duhur i mbeturinave. Pyetja themelore është se si ekonomia botërore mund të vazhdojë të zhvillohet në një mënyrë që nga aspekti shoqëror është gjithëpërfshirëse dhe nga ai mjedisor i qëndrueshëm. Kjo lëndë përshkruan ndërveprimet komplekse ndërmjet ekonomisë botërore dhe mjedisit fizik të Tokës. Proceset ekologjike dhe kufizimet (klima, ekologjia, sëmundjet, burimet fizike të tilla si toka dhe burimet e energjisë, topografia dhe kushtet e transportit) ndikojnë dukshëm në modelet e zhvillimit ekonomik, demografik, dhe në pasurinë dhe varfërinë. Në të njëjtën kohë, aktivitetet njerëzore (bujqësore, të përdorimit të tokës, urbanizimi, ndryshimi demografik, dhe përdorimi i energjisë) ndryshojnë mjedisin fizik, gjithnjë në mënyra të rrezikshme.
Kjo lëndë shqyrton edhe eksploatimin e mineraleve dhe produkteve minerale dhe implikimet për qëndrueshmërinë e konsumit të burimeve minerale të harxhueshme dhe mbeturinave që lidhen me prodhimin dhe përdorimin e tyre. Ajo ofron një qasje multi-disiplinore që integron shkencat fizike dhe tokën me shkencat e sociale, ekologjinë dhe ekonominë.
Rezultatet e pritura
Pas perfundimit te lendes, studentet do te jene ne gjendje te:
- Kuptojnë menaxhimin e qëndrueshëm të resurseve natyrore.
- Njohin konceptet e ndryshme që përdoren në fushën e menaxhimit të resurseve natyrore (mallkimi i resurseve, bekimi i resurseve, ‘semundja holandeze’, mënyra e lindjes së mesme, rasti i Norvegjisë, etj.)
- Të verejnë rolin ne rritje qe po luajn burimet e ripertrishme te energjisë në furnizimin me energji
- Kuptojnë ndikimet mjedisore dhe shëndetësore që perdorimi i karburanteve fosil dhe burimeve bërthamore të energjisë
- Planifikojnë për të përdorur fitimet materiale nga shfrytëzimi i burimeve natyrore për investime në arsim, shkencë dhe teknologji për një të ardhme të qëndrueshme
- Parandalojnë degradimin dhe harxhimin e resurseve duke zbatuar parimet e zhvillimit të qëndrueshëm
- Kuptojnë rëndësinë e perdorimit të qëndrueshëm te burimeve ujore dhe parandalimit të ndotjes se tyre
Literatura bazë:
- Felix Dods and Jamie Bartram, 2016, The Water, Food, Energy and Climate Nexus: Challenges and an agenda for action (Earthscan Studies in Natural Resource Management), ISBN-13: 978-1138190955, ISBN-10: 1138190950
- Chiras, D.D. and Reganold, J.P. 2009. Natural Resource Conservation: Management for a Sustainable Future. 10th ed. Benjamin Cummings, ISBN-13: 978-0132251389, ISBN-10: 0132251388
- Stacy Keach, 2016, Natural Resources Management, ? Syrawood Publishing House, ISBN-10: 1682861015, ISBN-13: 978-1682861011.
- W.J. Rankin, 2011, Minerals, Metals and Sustainability: Meeting Future Material Needs, CSIRO PUBLISHING
- Bedri Drini, 2016, Menaxhimi i Qëndrueshëm i Resurseve Natyrore, Dispencë e Ligjeratave të Autorizuara.