Ndërmarrësia dhe Menaxhimi i Biznesit te Vogël dhe të Mesëm
Ky modul është dizajnuar në atë mënyrë, që të familjarizojë studentët me karakteristikat e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (NVM) me fokus të veçantë në gjenerimin e idesë, themelimin, organizimin, dhe menaxhimin e suksesshëm NVM-ve. Studentët do të njihen me konceptet teorike dhe praktike të ndërmarrësisë dhe menaxhimit te ndërmarrjeve te vogla dhe te mesme, me mjedisin biznesor dhe politik dhe me menaxhimin e NVM-ve. Të zhvillojnë aftësitë e tyre që të përpilojnë plane biznesi për themelimin e ndërmarrjeve të reja, ta prezantojnë dhe përgatisin raportin e detajizuar të planit të biznesit para akterëve të interesuar (për nevoja të vetë ndërmarrjes, investitorët potencial, bankat etj).
Në përfundim të këtij programi studimi nga lënda “Ndërmarrësi dhe Menaxhimi i BVM“, studentet do te jene te afte qe:
- Të identifikojnë karakteristikat e njeriut ndërmarrës dhe karrierës ndërmarrëse.
- Të njohin mënyrat e themelimit dhe organizimit të bizneseve.
- Të jenë të aftë të përpilojnë planin e biznesit dhe të pjesëtojnë atë.
- Të kuptojnë instrumentet kryesore të menaxhimit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe përshtatjen e tij rrethinës në të cilën operon.
- Të demonstrojnë aftësi në kuptimin e mjedisit të NVM – ve dhe të njohin politikat nëpërmjet të cilave
|
Literatura bazë:
- Biznesi i Vogël dhe i Mesëm ; Krijimi dhe Rritja e Bizneseve, M. Mustafa; E. Kutllovci; P.Gashi; B.Krasniqi, 2006,
- Sipërmarrja dhe Menaxhim i Biznesit të Vogël, Ariana Çapeni, 2001
- The Management of Small and Medium Enterprises, Fink, Kraus, 2011