Teoria dhe Metodat e Vendosjes
Qellimi i kesaj lende eshte qe studentet te pervetesojne njohuri te e mjaftueshme per konceptin e vendosjes afariste dhe menaxhimin e kesaj vendosje, si aktivitetet i ndermarrjes, si dhe poziten dhe rendesine e ketij aktiviteti ne strukturen e ndermarrjes. Do teanalizohet ne aspektin teorik parimet baze te vendimmarrjes, qe po behet gjithnje e me shume si nje komponente e rendesishme ne afarizmin bashkekohore. Idea eshte qe studenteve t’u behet e qarte qe vendimmarrja eshte nje procet kreativ dhe dinamik, nepermjet te cilit zbulohen dukurite e panjohura dhe pak te njohura ne treg dhe te cilat jane pjese perberese dhe e pandashme ne menaxhimin modern te ndermarrjes.
Në përfunduim të studimit të kësaj lënde, studentët do të:
- Kanë njohuri tëmjaftueshme për proceset e vendim-marrjes së tyre dhe vendimmarrjes së të tjerëve;
- Jenë në gjendje të përdorin këtë njohuri për të marrë vendime më efektive;
- Posedojnë një sërë perspektivash të ndryshme mbi atë se cka llogaritet si një vendim 'efektiv';
- Jenë të pajisur më mirë për të kuptuar dhe për të ndikuar në proceset e vendim-marrjes së individëve ose grupeve;
- Kuptojnë më mirë se si njerëzit e perceptojnë dhe vendosin në lidhje me riskun.
- Të i zotërojnë më mirë përdorimin e veglave në vendimmarrje si Vlera e Pritur dhe Druri i Vendosjes
Literatura Bazë:
- Menaxhmenti dhe vendosja, Kuka, Pula, Kasniqi, 2010
- Marrja e vendimeve menaxheriale, Kume, 2008
- Judgment in Managerial Decision Making, Bazerman, 2005