Mjedisi biznesor
Kjo lëndë siguron një kuptim të marrëdhënieve globale politike, ekonomike, sociale, teknologjike dhe ekologjike, në lidhje me institucionet kombëtare dhe ndërkombëtare, dhe implikimet e tyre në biznes. Kornizat analitike, studimet e rastit dhe seminare kërkimore do të përdoren, në mënyrë që të zhvillojnë të menduarit analitik dhe shkathtësitë e vendimmarrjes te studentët.
Lënda është dizajnuar për të zhvilluar një kuptim të çështjeve makro-mjedisore që lidhen me bizneset ndërkombëtare dhe ekonominë dhe gjithashtu me akterët e ndërmarrjeve jobiznesore, të institucioneve etj.
Deri në fund të këtij kursi pritet që studenti do të jetë në gjendje të:
- Përshkruajnë rëndësinë e globalizimit dhe ndikimin e tij në biznesin ndërkombëtar.
- Diskutojnë zhvillimin e ekonomive të ndryshme politike ndërkombëtare.
- Shpjegojnë ndikimin e institucioneve dhe organizatave ndërkombëtare në biznesin ndërkombëtar.
- Zhvillojnë një kuptim të gjerë të teorisë të tregtisë ndërkombëtare dhe të instrumenteve të politikave tregtare dhe implikimete tyre në biznesin ndërkombëtar.
- Vlerësojnë mundësitë dhe sfidat që dalin në mjedisin ndërkombëtar.
Literatura bazë:
- Menaxhimi, Shyqyri Llaci, 2006
- Biznesi Ndërkombëtar, Ilia Kristo, 2004
- Business and Its environment, David P. Baron, 2009