Menaxhimi i resurseve njerëzore

Qellimi i lëndës është që studentët të njihen me nevojen e menaxhimit të burimeve njerëzore në një ndërmarrje. Gjithashtu, njohuritë për planifikimin, rekrutimin, seleksionimin, motivimin, komunikimin, zhvillimin, vlerësimin e performances te burimet njerëzore. Përmes kësaj lëndë, studiohet metodologjia e zhvillimit të resurseve njerëzore ndikimi i rrethinës në menaxhimin e resurseve njerëzore dhe zbatimi i tyre në ndërmarrje, institucione etj. Aspektet praktike të menaxhimit të burimeve njerëzore dhe menaxhimi strategjik i tyre, gjithashtu janë pjesë e studimit në këtë lëndë.

Pasi që të përpunohet kjo materie në këtë lëndë, studenti do të jetë në gjendje që:

  • Të kuptojë dhe të aplikojë në praktikë proceset më të rëndësishme të menaxhimit të resurseve njerëzore,
  • Të ngritë aftësitë për të lidhur strategjinë e resurseve njerëzore me strategjinë e ndërmarrjes,
  • Të ngritë aftësitë për të kuptuar, zhvilluar dhe zbatuar sistematikisht zhvillimin dhe trajnimin e resurseve njerëzore
  • Të ngritë aftësitë intelektuale në lidhje me menaxhimin e burimeve njerëzore
  • Të zotroj aftësi të qarta  në lidhje me kërkesat, dëshirat, mundësitë dhe nevojat e personelit

Literatura bazë:

  • Menaxhimi i resurseve njerëzore, Dr. Enver Kutllovci, 2004
  • Menaxhimi i burimeve njerzore, Koli Z. & Llaci Sh., 2005
  • Human Resourse Management, Ivancevich, Konopaske,2012

 

Shpërndaje



© Kolegji Fama. All rights reserved. 2017 Punuar nga CMD

FOLLOW US