Integrime Ekonomike Evropiane

Hyrje në problematikën e integrimeve ekonomike evropiane, me qasje të theksuar në liberalizimin e tregut si dhe  në rajonalizimin ekonomik si fazë paraprake e integrimit ekonomik evropian.Orientimi pragmatik me shpjegime të shembujve nga praktika jonë e përditshme dhe krahasimi i tyre me përvojat e vendeve tjera, paraqet formën e punës gjatë ligjeratave. Format dhe nivelet e integrimeve si dhe sfidat gjatë rrugëtimit drejt integrimit evropian do të elaborohen dhe do të detalizohen në mënyrë që të kuptohet drejt rëndësia dhe arsyeshmëria e integrimeve ekonomike në kushtet e liberalizimit të tregut dhe globalizimit.

Me kompletimin e suksesshëm të lëndës, studenti do të jetë në gjendje:

  • Të diskutojë përparimet bazë të integrimeve ekonomike,
  • Të kuptojë ambientin ekonomik, politik dhe ligjorë për integrim ekonomik,
  • Të dallojë përparësitë dhe mangësitë ekonomike të integrimit ekonomik
  • Të diskutojë proceset globale dhe strategjike,
  • Të përshkruaj ndikimin e integrimeve ekonomike në ndërmarrjet dhe ekonomit nacionale.

Literatura Bazë:

  • Shtegtimi i Unionit Evropian, Dr.Shpresa Shehu-Kursani, 2006
  • Integrimet ekonomike evropiane, Dr.Skender Berisha, 2005

 

Shpërndaje



© Kolegji Fama. All rights reserved. 2017 Punuar nga CMD

FOLLOW US