Makroekonomi II

Qellimi i kesaj lende eshte qe studentet te pervetesojne njohuri te e mjaftueshme per problemet kryesore makroekonomike si papunesia,lekundjet ne rritjen ekonomike,bilancin tregtar dhe te pagesave ,inflacionin ,lidhjen ne mes ketyre problemeve  si dhe zbatimin e politikave perkatese per te perballuar problemin e punesimit ne nje ekonomi ne renje apo per frenimin e inflacionit ne nje ekonomi  me prodhim mbi nivelin e prodhimit potencial.

Në përfundim të këtij programi studimi nga lënda  “Makroekonomia II“, studenti do të jetë i aftë që:

  • Të avancojë njohuritë lidhur me konceptet dhe treguesit makroekonomik.
  • Të kuptojë dhe të jetë në gjendje të përdorë matësit e performancës ekonomike dhe mirëqenies shoqërore.
  • Të jetë në gjendje të performojë parashikime të thjeshta, në lidhje me variablat makroekonomike.
  • Të jetë në gjendje të vlerësojë, politikat makroekonomike aktuale, duke përdorur modelet makroekonomike dhe të dhënat e ndryshme, për të bërë analiza kuantitative makroekonomike.
  • Të kuptojë faktorët që shkaktojnë rritje dhe kriza ekonomike, në kohë dhe vende të ndryshme.
  • Të kuptojë se si ndodhin ndryshimet në tregun e parasë, në punësim dhe në nivelin e çmimeve dhe si ndikojnë këto ndryshime në ekonomi.
  • Të jetë në gjendje të kuptojë dhe interpretojë efektin e politikës fiskale dhe asaj monetare në situata të caktuara makroekonomike.

Literatura bazë:

  • Macroeconomics, Paul Krugman, 2012
  • Macroeconomics, Dornbusch, R & Fisher, S.-Përkthyer, 1994
  • Macroeconomics, Blenchard, O.2005

Shpërndaje



© Kolegji Fama. All rights reserved. 2017 Punuar nga CMD

FOLLOW US