Menaxhimi financiar

Lënda Menaxhimi Financiar studion cështjet që kanë te bëjnë me atë se si bizneset marrin vendime mbi  financimin, investimet  dhe dividendin me qëllim të maksimizimit të vlerës së aksioneve. Eshte lende mikroekonomike, pra merret me menaxhimin e financave te ndermarrjes. Qellimi i saje eshte qe te pergadise studentet se si përdoret menaxhmenti financiar për të arritur qëllimet e biznesit. Te njihen me mjetet dhe teknikat qe përdorin menaxherët financiar për përmirësimin e performancës së biznesit të tyre. Profili i kesaj lende bazohet ne ate se si t’i qasemi parashikimit dhe planifikimit financiar, në mënyrë që biznesin ta orientojmë kah realizimi i qëllimeve si dhe te kuptohet roli i analizes financiare.

 

Pas perfundimit te kesaj lende studenti duhet:

  • Te dije cka eshte dhe cka permban plani financiar i nje firme
  • Te kuptoje si te perdoret vlera në kohë e parasë?
  • Te dije te llogarise dhe interpretoje koeficientet financiar
  • Te kuptoje si të menaxhohet risku financiar?
  • Te dije te llogarise metodat  për vlerësimin e investimeve?

 

Literatura bazë:

  • Menaxhmenti Financiar, Dr.Isa Mustafa, Universiteti i Prishtinës, 2008
  • Financial Management, Theory and Practice, Eugene F.Brigham, Michael C. Ehrhardt, 2005

Shpërndaje



© Kolegji Fama. All rights reserved. 2017 Punuar nga CMD

FOLLOW US