Metodat e hulumtuese dhe shkrimi akademik

Metodat e Kërkimit dhe Shkrim Akademik ndihmon në njohjen e rregullave dhe metodologjisë së kërkimit, hulumtimit si dhe aftësisë për të pasur një punë kërkimore shkencore. Bazat teoriko-kritike-analitike, si dhe udhëzim lidhur me mënyrën se si mund të punohet një punim konkret. Ky modul mbulon hapat bazik dhe proceset e realizimit të hulumtimeve ekonomike. Lënda përfshinëkëto elementekryesore; zgjedhjen e problemit të hulumtimit, rishikimin e literaturës, përcaktimin e qëllimeve, objektivave,përdorimin burimeve, dizajnin e përgjithshëm të një projekti hulumtues, zgjedhjen e metodës dhe qasjes, formulimin e hipotezave, mbrojtjen e hipotezave duke përdorur analizën statistikore dhe përmbledhjen e rezultateve, diskutimin e filozofive,  dhe shkrimin e raportit hulumtues etj. Studimi i kategorive themelore të shkrimit akademik, njohja me tipat dhe modelet themelore të shkrimit akademik. Marrja e njohurive bazë mbi metodat e kërkimit shkencor. Orientimi i studentëve nga mendimet dhe hipotezat fillestare deri në përfundimin e projektit të hulumtimit, si për një punim diplome, po ashtu edhe për çfarëdolloj studimi apo botimi. Ushtrimi dhe përvetësimi i modeleve themelore të shkrimit akademik - ese, punim diplome etj.

Me përfundimin e suksesshëm të kësaj lënde, studentet do të kenë mundësi dhe aftësi për:

  • Të definojë hulumtimin dhe përshkruaj procesin e hulumtimit dhe metodat hulumtuese dhe aplikimin e tyre në fushën e ekonomisë;
  • Të kuptojë hulumtimet me karakter kualitativ dhe kuantitativ dhe të bëjë dallimin në mes të metodave respektive.
  • Të dijë tëaplikojë aspektet bazike të procesit të hulumtimit me qellim  që të planifikojë dhe realizoj një projekt hulumtues;
  • Të jetë në gjendje të shkruaj në mënyrë të pavarur dhe të suksesshme ese, detyra kursi, punime diplome dhe projekte tjera të kërkuara nga profesioni;
  • Të shfaqë aftësi të mendimit dhe vlerësimit kritik, të dijë ta inkorporojë atë në të shkruar, të argumentojë qartë, logjikshëm.
  • Të praktikojë cilësi unike dhe profesionale të stilit të shkruarit, të shkruaj tekste akademike me saktësi të lartë gramatikore, stilistike duke respektuar rregullat e citimit;
  • Te dije te perdore burime sekondare per qellime shkencore.

Literatura bazë:

  • METODAT E HULUMTIMIT – Udhëzues praktik për shkencat sociale dhe humane, Matthews, Ross, 2010
  • Metodat e kërkimit sasior në shkencat sociale, Kocani, 2009
  • Si shkruhet një punim diplome, Umberto ECO, 2006

 

Shpërndaje



© Kolegji Fama. All rights reserved. 2017 Punuar nga CMD

FOLLOW US