Globalizimi dhe Tranzicionit
Qëllimi i kësaj lënde është që studentët të pervetesojne njohuri të mjaftueshme për konceptin e ekonomive bashkëkohore dhe të ekonomive të vendeve në tranzicion. Do të analizohen në aspektin teorik parimet bazë të ekonomisë së tregut dhe të ekonomisë së komanduar, si dhe modelet e reja që dalin nga ekonomia e tregut. Rëndësi të posaçme do t’i kushtohet procesit të tranzicionit si parakusht i zhvillimit të vendeve në tranzicion, si dhe procesit të transformimit dhe privatizimit të pronës në këto vende. Procesi i globalizimit dhe efektet e tij në vendet në tranzicion dhe zhvillimi asimetrik i këtyre vendeve me vendet e zhvilluara, do të jetë gjithashtu materie e studimit në këtë program.
Në përfundim të këtij programi studimi nga lënda “Globalizimi dhe tranzicioni“, studentët do të jenë të aftë që:
- Të njohin globalizimin dhe efektet e tij në ekonominë botërore
- Të njihen me ekonomitë e vendeve në tranzicion dhe pasojat e shthurjes së socializmit në këto vende
- Të njohin transformimin dhe privatizimin e pronës në vendet në tranzicion
- Të kuptojnë analizën e sistemeve ekonomike dhe ndërmarrësinë
- Të analizojnë tregun e fuqisë punëtore, kapitalin social dhe burimet e tij në vendet në tranzicion
Literatura bazë:
- Globalizimi dhe tranzicioni, Selman Selmanaj, 2006
- Tranzicioni dhe Reformat Institucionale ne Kosove, Muhamet Sadiku, 2008
- Transityion and Economics, Gerard Roland, 2010
- Globalizmi dhe Tranzicioni, Selman Selmanaj, 2012