Makroekonomi II
Qellimi i kesaj lende eshte qe studentet te pervetesojne njohuri te e mjaftueshme per problemet kryesore makroekonomike si papunesia,lekundjet ne rritjen ekonomike,bilancin tregtar dhe te pagesave ,inflacionin ,lidhjen ne mes ketyre problemeve si dhe zbatimin e politikave perkatese per te perballuar problemin e punesimit ne nje ekonomi ne renje apo per frenimin e inflacionit ne nje ekonomi me prodhim mbi nivelin e prodhimit potencial.
Në përfundim të këtij programi studimi nga lënda “Makroekonomia II“, studenti do të jetë i aftë që:
- Të avancojë njohuritë lidhur me konceptet dhe treguesit makroekonomik.
- Të kuptojë dhe të jetë në gjendje të përdorë matësit e performancës ekonomike dhe mirëqenies shoqërore.
- Të jetë në gjendje të performojë parashikime të thjeshta, në lidhje me variablat makroekonomike.
- Të jetë në gjendje të vlerësojë, politikat makroekonomike aktuale, duke përdorur modelet makroekonomike dhe të dhënat e ndryshme, për të bërë analiza kuantitative makroekonomike.
- Të kuptojë faktorët që shkaktojnë rritje dhe kriza ekonomike, në kohë dhe vende të ndryshme.
- Të kuptojë se si ndodhin ndryshimet në tregun e parasë, në punësim dhe në nivelin e çmimeve dhe si ndikojnë këto ndryshime në ekonomi.
- Të jetë në gjendje të kuptojë dhe interpretojë efektin e politikës fiskale dhe asaj monetare në situata të caktuara makroekonomike.
Literatura bazë:
- Microeconomics, David Besankko & Roland Braeutigam, Wiley, 2010
- Mikroekonomia, Hal Varian, Onrufi, 2000
- Menagerial Economics, Dominic Salvatore, Oxfort University Press, 2007