E Drejta Biznesore
E drejta biznesore është disiplinë juridike e cila studion pozitën juridike të personave juridik. Kjo disiplinë ka për qëllim që t’i përgatis studentët si në aspektin teorik dhe atë praktik që të jenë në gjendje të përgatisin formalitetet e themelimit të personave juridik të qeverisin me to ,por edhe të marrin pjesë në falimentimin e tyre.
Pas përfundimit me sukses të këtij kursi , studenti do të jetë në gjendje të beje:
- Identifikimin e burimeve dhe klasifikimet e ligjit
- Krahasimin e ligjin dhe etikës
- Kryerjen e një rast të shkurtër gjyqesor
- Kuptimin e logjistikës gjyqesore dhe të bëjnë dallimin midis procesit gjyqësor dhe zgjidhjen alternative të kontesteve
- Dallimin në mes të çështjeve penale dhe civile në ligj
- Kuptojnë bazat e ligjit komercial dhe klasifikimet e ligjit komercial
Literatura bazë:
- E drejta biznesore, Armand Krasniqi, 2014
- E drejta biznesore , Mazllum Baraliu,2011
- E drejta tregtare / Sipërmarrësi– Shoqëritë, Francisko galgano, 2009