Bazat e Mikroekonomisë
Mikroekonomia është e dizajnuar që të familjarizojë studentët me konceptet fondamentale të mikroekonomisë. Qëllim kryesor I këtij kursi është që t’i aplikojë instrumentet e analizës ekonomike në studimin e sjelljes e agjentëve ekonomikë (konsumatorë, organizatat e biznesit, agjencitë qeveritare), të cilët konkurrojnë njëri me tjetrin për resurse të rralla në mënyrë që të maksimizojnë mirëqenien e tyre . Pra mikroekonomia studion Procesin përmes të cilit këto resurse këmbehen dhe transformohen.
Pas përfundimit të kësaj lëndë studenti duhet të jetë në gjendje që:
- Të kuptojnë si lakorja e kërkesës së konsumatorëve dhe lakorja e ofertës së firmave bashkëveprojnë në struktura të ndryshme të tregut për të përcaktuar sasinë dhe çmimin e produktit të prodhuar
- Të kuptoj lidhjen në mes sjelljes së konsumatorëve dhe modeleve ekonomike të kërkesës
- Të prezantojnë kërkesën, në formë grafike, duke përfshirë pjerrtësinë rënëse të lakorës së kërkesës, dhe shkaktaret që zhvendosin lakorën e kërkesës
- Të prezantojnë ofertën, në formë grafike, duke përfshirë pjerrtësinë ngritëse të lakorës së ofertës, dhe shkaktaret që zhvendosin lakorën e ofertës
- Të njoh rëndësinë e ndërhyrjes së qeverisë në ekonomi
- Të kuptoj të ardhurat margjinale dhe kostot margjinale dhe rëndesinë e tyre për fitimin e firmës
- Të kuptoj karakteristikat kryesore të strukturave të ndryshme të tregut dhe implikimet në sjelljen e firmës
Literatura bazë:
- Hyrje në ekonomi, Sulo Haderi; Ahmet Maqallari; Dhori Kule; Stefan Qiriqi, 2011
- Mikroekonomi –një trajtim modern- përkthim në Gjuhën shqipe, Varian Hal, 2010
- Microeconomics, Jeffrey Perloff, 2007