Bazat e Menaxhmentit
Qellimi i lenden Bazat e Menaxhmentit eshte qe ti njoftoje studentet me konceptet bashkekohore te menaxhimit ne biznesin bashkëkohor.Qe ata te kuptojne pse menaxhmenti eshte aktivitet universal ne cdo fushe te biznesit. Qellimi i lendes eshte qe ti njoftoje studentet pse menaxhmenti eshte art dhe shkence, a lindin a krijohen menaxheret, cilat jane nivelet e menaxhmentit, sa funksione i ka menaxhmenti, cilat jane detyrat, pergjegjesite dhe aftesite e menaxherit professional dhe si planifikojne, organizojne, udhëheqin dhe kontrollojne menaxheret.
Në fund të semestrit studentet do te:
- Te kete njohurite bazike nga fusha e menaxhmentit
- Te kuptojne rolin e menaxhmentit ne biznesin bashkëkohor
- T’i aplikoje funksionet menaxheriale ne udhëheqjen e biznesit
- T’i akceptoje aftesite dhe mjeshtrite menaxheriale
- Te jete ne gjendje qe te menaxhoje biznesin ne menyre profesionale
Literatura bazë:
- Bazat e Menaxhmetit, Dr.Berim Ramosaj, 2007
- Management: A practical introduction, Kinicki, Williams, 2012
Menaxhimi i resurseve Humane, Dr. Enver Kutllovci, 2004