MATEMATIKË EKONOMIKE
Qëllimi i kësaj lende është qe studentet te pervetesojne njohuri te mjaftueshme për konceptet themelore ne matematike siç janë: matricat, determinantet, sistemet e ekuacioneve lineare, pastaj konceptet e matematikes ekonomike: funksioni i te hyrave te tera, i shpenzimeve, fitimit, funksionet margjinale, i kërkesës dhe ofertës si dhe konceptet bazike ne matematiken financiare: përqindjet, interesin, depozitat, depozitat periodike dhe huaja-shlyerja e huas.
Ne përfundim te këtij programi studimi nga lënda “Matematika“, studentet do te jene te afte qe:
- Te njohin konceptet themelore ne algjebër lineare dhe te jene ne gjendje ti zbatojnë ato ne ekonomi
- Te kuptojne sistemet e ekuacioneve lineare dhe ti aplikojne ato ne praktike
- Te shfrytezojne matricat dhe determinantat ne punet e tyre menaxheriale
- Te njihen me funksionet ne përgjithësi dhe funksionet ekonomike ne veçanti
- Te kuptojnë dhe zbatojnë konceptet e matematikes financiare dhe te bëjnë planin e shlyerjes se një huaje.
Literatura Bazë:
- Matematika për ekonomist, Ajet Ahmeti, Universiteti i Prishtinës2013
- Mathematics for Economists, Carl P.Simon, 2012
- Matematika Financiare, Ajet Ahmeti, 2013
- Matematika për ekonomist, Ajet Ahmeti,Univ.i Prishtinës 2012