Sociologji e edukimit

Objekt studimi i këtij kursi janë proceset e socializimit të fëmijis nën ndikimin e mjedisit social familjar, shkollës dhe me gjërë, si dhe grupet e fëmijeve dhe ndikimi i tyre në edukimin e femijes. Llojet e shoqërorizimit të fëmijëve në entin parashkollor dhe në shkollë varësisht nga ndikimi i kulturës, subkulturës, arsimit dhe edukimit intencional parashkollor, fillor dhe të mesëm. Gjithashtu, gjatë këtij kursi ofrohet dije mbi dinamiken e socializimit të fëmijës në entin parashkollor dhe në shkollën fillore dhe të mesme, përkatesisht në moshën e para pubertetit dhe adoleshences dhe socializimi i të rinjve në dritën e psikoanalizës dhe bihejviorizmit. Vend të rëndesishëm zëedhe studimi i shkaqeve dhe pasojave të çrregullimit të sjelljeve të fëmijëve, stresi, situatat frustrative dhe konfliktet psikike të pazgjidhura, format e çrregullimit të sjelljeve dhe jetës emotive të fëmijëve. Studentët aftësohen për të identifikuar dhe aplikuar mekanizmat mbrojtëse, si trajnimet për rehabilitim të ç'kushtezuar, përkatesisht për ri-strukturalizëm të kushteve dhe rrethanave të jetesës si kusht për rehabilitim psikik dhe social.

 

Literatura

  1. Brunilda Zenelaga&Enkelejda Cenaj, Sociologjia edukimit,Manual për kurs,Tiranë,2012
  2. Antony Gidens, Sociologjia, Soros, Tiranë, 2004
  3. Kokovic, Dragan: Sociologija obrazovanja. Novi Sad: Matica srpska, 1994
  1. Ballantine,J.Hammack,F:  ( 2011)  The sociology of Education,( 7Edition)
  2. Nathaie bulle (2008): Sociology and Education

Shpërndaje



© Kolegji Fama. All rights reserved. 2018 Punuar nga CMD

FOLLOW US