Edukim special

Edukim special

Edukimi special u dedikohet studenteve të programit "Përkujdesja dhe mirëqenia e fëmijeve", me qëllim të njohjes me nocionet themelore lidhur me edukimin e fëmijëve me nevoja të veçanta. Studentët do të kenë mundësi të krijojnë pervojë të re lidhur me identifikimin dhe vleresimin e fëmijëve me nevoja të veçanta. Njëkohësisht, ata do të njihen edhe me metodologjitë dhe metodiken e punës me fëmijët me nevoja tëveqanta.Nëpërmes ligjëratave, prezantimeve të filmave dokumentarë, si dhe analizave të rasteve në Kosovë dhe në botë, do të marrin dituri praktike si për llojllojshmërinë në edukimin special, ashtu edhe për mundesitë e perparimit të tij drejt sistemit gjithë përfshirës dhe të përparuar. Kursi do t'u mundësojë studënteve njohje të sistemeve bashkëkohore edukativo-arsimore për fëmijët me nevoja të veçanta. Studentët do të njihen me rezultatet e reja shkencore në hapesiren e edukimit dhe arsimimit të fëmijëve me nevoja të veçanta.

 

Literatura

E. Bejtullahu.: Zhvillimi i shërbimit logopedik në KSA të Kosovës dhe çështja e kuadritlogopedik. Buletini informativ, vol. 1, 1- 2. 1983 ;

B. Berisha. : Disa karakteristika të të folurit të nxënësit me retardime të lehta dhe të rënda mentale, Acta Defectologica, vol. 9, 1- 2, 1991.

A. Birinxhiku et al.: Tentativa për vetëvrasje te një rast me retardim mental, Acta Defectologica, vol. 3 , 1- 2, 1985.

I. Bojaxhiu, 1.: Zhvillimi i të folurit të fëmijet e shurdhër, Buletini informativ, vol. 1, 1-2, 1983 .

Shpërndaje



© Kolegji Fama. All rights reserved. 2018 Punuar nga CMD

FOLLOW US