President i Kolegjit FAMA

Salal Ahmetxhekaj
President i Kolegjit FAMA

Email: salal.ahmetxhekaj@kolegjifama.eu

Kolegji FAMA   - mundësi ideale dhe reale për të studiuar 

Kolegji FAMA, si  institucion i Arsimit të Lartë Privat, është i angazhuar në fushën e mësimdhënies dhe të kërkimeve shkencore. Ky Kolegj, në të gjithë veprimtarinë e tij, ka për mision që të kontribuojë në zhvillimin e Arsimit të Lartë – arsimimin cilësor universitar dhe pasuniversitar, të cilët mund të shpien përpara procesin e zhvillimit socio-ekonomik  dhe politik në Kosovë.

Gjithashtu, Kolegji  FAMA ka dëshmuar, dhe çdo ditë e më shumë po demonstron suksesshëm, se edhe vullneti i mirë i iniciativës private, mund të ndihmojë në zhvillimin e arsimit dhe përgatitjen  cilësore të kuadrove nga fusha të ndryshme. Thënë realisht, studentët që kanë diplomuar në studimet Baçelor dhe Master në këtë Kolegj, lehtësisht kanë ndjekur studimet në Universitetet më prestigjioze jashtë vendit, si dhe janë bërë pjesë e shumë institucioneve publike e private të vendit, duke dëshmuar një kulturë të lartë profesionale dhe morale. Përveç  kushteve të ofruara fizike dhe teknologjike të mësimdhënies dhe stafit profesional, përparësi  tjetër e veçantë  e këtij Kolegji është se këtu studiohet  pa  censurë dhe në mënyrë interaktive, ku studentët përgatiten  për tregun e ideve dhe të punës. Fatmirësisht, ky Kolegj është një nga institucionet e rralla në vend e rajon që në vazhdimësi është munduar dhe mundohet të plotësojë nevojat e atyre segmenteve të tregut të punës që janë ende deficitare në Kosovë. Në të njëjtën mënyrë Kolegji FAMA, në vazhdimësi, ka ruajtur ritmin e zhvillimit duke rritur kapacitetet akademike dhe administrative; ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Kolegje të mirënjohura ndërkombëtare; ka themeluar institute shkencore; ka ndihmuar me bursa studentët e dalluar; ka përkrahur botimin e shumë librave, ka organizuar konferenca shkencore me tema të ndryshme; ka ftuar shumë personalitete të huaja dhe të vendit për të mbajtur ligjerata, etj.

Në këtë  kontekst, Kolegji FAMA i ka dhënë një vëmendje të veçantë aftësimit praktik të studentëve, pasi përveç komponentit teorik dhe njohurive që ofrohen, studentët kanë mundësi të kryejnë praktikë pranë institucioneve publike dhe private:  Presidencë, Kryeministri, Ministri, Gjykata, Institucione bankare, biznese etj.  Përveç këtyre përparësive dhe mundësive, FAMA ka realizuar vizita të ndryshme në vende të botës: në Shtetet e Bashkuara te Amerikës, Belgjikë, Itali, Francë, Gjermani, Greqi, Shqipëri, Mal të zi, Maqedoni si dhe në vendë tjera.

Duke qenë se ky Kolegj është duke i zgjeruar mundësitë dhe kapacitetet e tij, ka hapur edhe tri njësi, në tri qendra të tjera të Kosovës: Prizren, Mitrovicë dhe Gjilan.  Këto njësi funksionojnë si pjesë të Kolegjit, ku studentët kanë mundësi që të studiojnë sa më afër vendbanimit apo punës së tyre. Në fund dëshiroj të nënvizoj që Kolegji FAMA është i hapur për të gjithë ata që meritojnë të jenë konkurentë në tregun e ideve dhe të punës, sepse përgatitja dhe aftësia e tyre janë të garantuara!

Kolegji FAMA ju mirëpret duke vënë në shërbimin Tuaj të gjithë mekanizmat e tij, që Ju nesër të bëheni pasaporta jonë.

 

     Urime dhe suksese


Shpërndaje



© Kolegji Fama. All rights reserved. 2017 Punuar nga CMD

FOLLOW US