SIGURIMIN E CILËSISË

Sistemi i sigurimit të cilësisë sigurohet nëpërmjet:

I Strukturave organizative të Kolegjit FAMA,

II Zyrës së sigurimit të cilësisë,

Të gjitha strukturat drejtuese( autoritetet dhe organet drejtuese), janë përgjegjëse për ndjekjen e përditshme të sigurimit të cilësisë nëpërmjet planifikimit, organizimit, zbatimit dhe monitorimit të zbatimit te politikave, strategjive dhe procedurave drejt arritjes së vizionit të Kolegjit FAMA.

Sigurimi i cilësisë është ngritur nën përgjegjësinë Rektorit, pasi është marrë mendimi nga Këshillat Mësimor Shkencor  dhe është miratuar nga Senati i Kolegjit FAMA.

Z.S.C është pjesë e strukturës organizative e cila funksionon në bazë te rregullores së cilësisë. Krahas Z.S.C. ekipet e programeve që përbëhen nga i gjithë stafi mësimdhënës, pastaj stafi ndihmës/administrativ dhe studentë. Anëtarët e stafit akademik vijnë edhe nga kampuset tjera të Kolegjit FAMA. Në esencën e qasjes së Kolegjit FAMA sa i përket cilësisë është zotimi për punë ekipore.

Ndërsa, përgjegjësia primare e sigurimit të cilësisë është në kuadër të ZSC e cila koordinon dhe menaxhon sistemin e sigurimit të cilësisë në Kolegj. Për të përmbushur objektivat e saja në mënyrë me efektive dhe efecientë, ZSC në strukturën organizative të saj përfshin edhe ekipin punues të ZSC e cila përbëhet nga: udhëheqësi i ZSC, përfaqësuesit e programeve, anëtarë të kooptuar sipas nevojës, dhe përfaqësuesin e studentëve. Përfaqësuesit e programeve mundësojnë komunikimin e dyanshëm ndërmjet ZSC dhe programeve përkatëse dhe anasjelltas, duke sjellë pikëpamjet e programeve në ZCS dhe politikat e ZSC në programet përkatëse. Kjo mundëson inkuadrimin direkt të programeve në sistemin e përgjithshëm të sigurimit të cilësisë, gjë që lehtëson implementimin e sistemit të sigurimit të cilësisë në Kolegj, ku programet janë pjesë direkt e bërjes së politikave të sigurimit të cilësisë dhe implementimit te tyre. Gjithashtu, kooptimi i anëtarëve sipas nevojës, mundëson kërkimin dhe shfrytëzimin e ekspertizës nga përvoja të ndryshme ndërkombëtare në sistemin e sigurimit të cilësisë, siç është rasti me angazhimit në ZSC të Prof. Dr. Roger Hilyer nga Universiteti Sheffield, si ekspert më përvojë të gjatë në fushën e sigurimit të cilësisë, prej nga Kolegji Fama ka mundësin të përfitojë nga këto përvoja në konsolidimin e sistemit të sigurimit të cilësisë. Përfaqësuesi i studentëve në ZSC siguron që zëri i studentëve të përfshihet në politikbërjen dhe implementimin e politikave të sigurimit të cilësisë në formë të inputeve dhe outputeve në sistemin e sigurimit të cilësisë. Duke u nisur nga modeli i edukimit që ka studentin në fokus, përfaqësimi i pikëpamjeve të studentëve direkt në ZSC përmes përfaqësuesit të tyre  është me interes të veçantë, sepse kjo përfshin studentët direkt në sistemin e sigurimit të cilësisë. Ky ekip punues i ZSC mban takime të rregullta periodike ku shqyrtohen të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me sigurimin e cilësisë në kolegj dhe monitorimin e sigurimit të cilësisë. 


Shpërndaje



© Kolegji Fama. All rights reserved. 2017 Punuar nga CMD

FOLLOW US