Zhvillimi i kurrikulave

Në Kolegjin FAMA  procesi i perpilimi te programeve  eshte nje process i cili zgjate vazhdimisht.

Procesi  ne fjale perfshijne: Dizajnimin, Zhvillimin , Implementimin, Monitorimin,  Evaluimin dhe  Rishikimin. 

Dizajnimi i programeve: Në këtë proces janë të involvuar të gjitha palët e interesuara dhe ka në fokus dimensionin filozofik të programit, qëllimet, objektivat,objekti i studimit, përvoja, vlerësimi i programit dhe rezultatet e pritura të programit. 

Zhvillimi i programeve: Zhvillimi i programeve është proces i cili përfshin planifikimin, ndërtimin dhe procedurat e njëpasnjëshmetë përpilimit të programit.

Në këtë proces krijohet deklarata e vizionit, misionit, standardet, aktivitetet e mësimnxënies, strategjitë udhëzuese, lidhshmëritë interdisiplinore, dhe aktivitetet tjera që e ndihmojnë në implementimin e programeve studimore.

Implementimi i programit: Në këtë proces  palët e interesuara si pjesë e procesit kontribojnë në operacionalizimin e programit të dizajnuar dhe zhvilluar.

Ky proces menaxhohet nga Zyra për zhvillimin e kurrikulave në Kolegjin FAMA.

Kjo zyrë bën koordinimin e tërë aktiviteteve të përgjithshme të programeve studimore, dhe mundëson pjesmarrjen dhe ndërlidhjen e të gjitha palëve të interesuara në këtë proces me qëllim të implementimit të programeve.

 

Monitorimi dhe vlerësimi i programeve: Në procesin e monitorimit dhe vlerësimit Zyra për zhvilimin e kurrikulës dhe Zyra për sigurimin e cilësisë bëjnë monitorimin e programeve të aprovuara për të siguruar që është duke u implementuar ajo që është e aprovuar.

Zyra për zhvillimin e kurrikulës dhe Zyra e sigurimit të cilësisë mbledh të dhëna në vazhdimësi për të informuar vendimarrësit për implementimin e programeve.

Të dhënat e grumbulluara analizohen për të vlerësuar efiçiencëne programit ku mund të identifikohen dobësitë e mundshme të cilat kërkojnë përmirësim .

Rishikimi i programeve:  Procesi i monitorimit dhe vlerësimit është i ndërlidhur me procesin e Rishikimit të programeve. Në procesin e rishikimit analizohen të arriturat, lëshimet e mundshme të programeve të cilat kërkojnë përmirësim  të programeve. Ky proces është i vazhdueshëm që ka për synim përmirësimin e vazhdueshëm të kurrikulës me qëllim të  arritjes së rezultateve të pritura të programit.

 

Zyra për zhvillimin e kurrikulës menaxhon procesin periodik të rishikimit të programit 1 – 3(4) vjet verësisht prej kohezgjatjes se programit.

Z.ZH.K. sigurohet që në fund të çdo viti akademik secili departament ta diskutojë programin dhe të formojë ekipin punues prej 3 – 5 anëtarë duke përshirë edhe një student nga programi përkatës.

Gjatë këtij procesi grupet punuese marrin imputet nga palët e interesuara si: studentët, stafi mësimor, kërkesat e punëdhënësve, tregu i punës, krahasueshmërinë e programeve, dhe rekomandimet e Agjencisë së Akreditimit, me qëllim të modifikimit të programeve eksiztuese dhe të përmbushjes së misionit dhe vizionit të Kolegjit FAMA.

Ekipet punuese të programeve hartojnë raportet  ku përfshihen edhe kërkesat për ndryshim/plotësim të programit studimor. Ky draft propozim i dërgohet Këshillit Mësimor Shkencor për shqyrtim.

K.M.SH. pas shqyrtimit të raportit i propozon Senatit të Kolegjit FAMA për aprovim.


Shpërndaje



© Kolegji Fama. All rights reserved. 2017 Punuar nga CMD

FOLLOW US